Statusi i minatorit, Xhaçka në Klos: Drafti përfundimtar do t’i kthehet konsultimeve

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vijoi turin e llogaridhënies në bashkinë Klosit dhe njësitë administrative Gurrë e Suç të qarkut të Dibrës. Në këto takime ministrja Xhaçka u tha qytetarëve se arsyeja e ballafaqimit me ta nuk është as të bëjë propagandë politike apo propagandë suksesesh, por kjo qeveri ka nevojë të kuptojë se çfarë duhet të bëjë më mirë.

Këto takime janë mundësia që ju të na thoni se çfarë nuk po bëjmë siç duhet. Si po sillemi ne përkundrejt shërbimeve që duhet t’ju afrojmë? Si po sillen zyrat tona të shtetit? Sa arrini të zgjidhni problemet? Kush ju ka zvarritur? Pse ju ka zvarritur? A arrini të gjeni të drejtën tuaj sa herë trokisni?A ua qajnë hallin edhe kur nuk kanë mundësi tua zgjidhin? A bëjnë çmos që t’ju shërbejnë ashtu siç duhet të shërbejë një nëpunës i shtetit, një përfaqësues i jonë në zyrat e shtetit? Përfaqësuesi jonë jo i partisë! Të gjitha këto janë gjëra që kryeministri i ka me shumë merak , kjo qeveri i ka me shumë merak, për të bërë maksimumin për të çrrënjosur atë sistemin e vjetër ku gjërat funksiononin vetëm me taraf, me miqësi me ryshfet.

Ministrja Olta Xhaçka

Në këto takime, Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli. Banorët kanë shprehur shqetësim për aksin Milot-Burrel-Klos-Peshkopi, për të cilin zv.ministri Shkreli u shpreh se do të ketë një rehabilitim të kësaj rruge deri sa të bashkohet me rrugën e Arbrit. Një çështje e ndjeshme e banorëve të Klosit ishte ajo e statusit të minatorit, për të cilin ministrja Xhaçka garantoi se shumë shpejt do të ketë zgjidhje përfundimtare.

Çështja e statusit të minatorit nuk ka patur asnjëherë mungesë vullneti nga ana jonë. Kemi qenë gjithmonë ne që e kemi adresuar problematikën e minatorëve si kategori. Sot kjo çështje ka hyrë në rrugë të mbarë. Po diskutohet, po shqyrtohet dhe shumë shpejt do të dalim me një draft që sërish do t’i hyjë një konsultimi publik për të marrë edhe dakordësinë tuaj.

Ministrja Olta Xhaçka

Zv.ministri Artan Shkreli u shpreh:

Në këtë moment që flas unë, drafti përfundimtar ka ardhur në ministrinë tonë dhe në Ministrinë e Financave. Presim një “OK” nga nga Ministria e Financave, një akordim ligjor me Ministrinë e Drejtësisë. Kryeministri e kërkon me ngulm këtë, pasi kjo i kërkohet në të gjitha llogaridhëniet në veri. Nuk duam të përsëritet me minatorët historia e naftëtarëve. Është çështje javësh.

Zv.ministri Artan Shkreli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës