Statuti i ri i PD, Jamarbër Malltezi: Duhet të ishin lejuar diskutimet dhe analiza për zgjedhjet
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi gjatë intervistës në Report Tv, përpos ndotjes së mjedisit nga djegia e fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar ka folur edhe për zhvillimet politike brenda PD.
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi gjatë intervistës në Report Tv, përpos ndotjes së mjedisit nga djegia e fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar ka folur edhe për zhvillimet politike brenda PD.
Statutin e ri, Malltezi e cilësoi si zhvillim pozitiv, por mbledhjen jo perfekte. Sipas tij tensioni në minutat e para duhet të ishte shmangur. Për Malltezin, draft statuti duhet të ishte shpërndarë jo 6 orë para mbledhjes së këshillit, por më parë, ndërsa shton se duhet të ishte lejuar që të gjithë të flisnin.
Jamarbër Malltezi thotë se refuzimi për të diskutuar për analizën e humbjes së zgjedhjeve është një shans i humbur, ndërsa kërkon që secili të falë dicka nga vetja për të ecur përpara.
Statuti i ri është zhvillim pozitiv, mbledhja ishte pozitive, e vonuar, por jo perfekte. Një nga ngjarjet e pakëndshme ishte që statuti iu shpërnda anëtarëve të këshillit 6 orë para zhvillimit të mbledhjes, nuk është normale. Duhet të ishte dhënë përpara. Tensioni i parë duhet të ishte shmangur.
Dëshira e anëtarëve ishte për të diskutuar për zgjedhjet, edhe unë isha për këtë, do të duhej diskutuar edhe për zgjedhjet. E quaj shans të humbur. Duhet të ishte shmangur, kush dëshironte mund të diskutonte.
Secili që është aty ka një dhimbsuri për PD, por lejoje që të flasë. Të gjitha palët do të duhet të shohin përpara, të falin dicka nga vetja për të ecur përpara. Nuk ishte statuti që na çoi në humbje. Duhet të shohim njëri tjetrin të sy dhe të jemi bashkë. Padyshim votova pro per statutin e ri.
Jamarbër Malltezi
Një nga debatet më të forta në PD për statutin e ri ishte për mandatin e kryetarit. Sipas kritikëve të PD, me statutin e ri Basha ‘betonizohet’ edhe nëse humbet, por Malltezi u shpreh se votoi pro, pavarësisht deklaratave të kritikëve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2158
Lajme të tjera
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi shkelin arrestin shtëpiak, bashkohen në një shtëpi me gazetarët e Rai-t! Shfaqen me zë dhe figurë (Video)
21 Prill, 22:48
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO i rrëzon sërish, lë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin Malltezi
17 Prill, 14:15
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09