'Stop këmishëve të përgjakura'/ Mijëra serbë protestë në Beograd kundër Aleksandar Vuçiç

'Stop këmishëve të përgjakura'/ Mijëra serbë protestë në Beograd kundër Aleksandar Vuçiç

Nga protestat e serbëve në Beograd

Mijëra njerëz u mblodhën në mënyrë paqësore në qendër të Beogradit të shtunën për të protestuar pas sulmit ndaj një politikanit të opozitës dhe për të kërkuar ndryshime të politikave të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe partisë së tij.

Protestuesit u solidarizuan me liderin e Partisë së Majtë të Serbisë, Borko Stefanoviç, i cili u sulmua me shufër hekuri pak kohë më parë. Nën moton “Stop këmishëve të përgjakura”, mijëra demonstrues, të cilët u mblodhën përpara Fakultetit të Filozofisë së Universitetit të Beogradit në përgjigje të ftesës së opozitës, marshuan drejt ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS).

Të pajisur me pankarta me mbishkrimet “Stop këmishave të përgjakura”, “Për sundimin e ligjit dhe drejtësinë”, “Kundër terrorizmit të pushtetit” dhe “Europë, përse hesht?”, protestuesit hodhën slogane antiqeveritare.

Në protestë s’kishte simbole partiake dhe në të morën pjesë studentë, qytetarë, të persekutuar, sindikata, lëvizje lokale dhe opozita. Për shkak të kësaj proteste, e cila u mbështet edhe nga mjaft liderë opozitarë, shumë rrugë të Beogradit u mbyllën për trafikun e makinave.

Marshimi protestues u mbajt nën masa të forta sigurie dhe ai përfundoi pa incidente.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë