Strazimiri: Pse nuk u arrestuan studentët si banorët e Unazës? I përgjigjet Rama: Kadriu interesant, a ju’a freskon kujtesën koburja?

Strazimiri: Pse nuk u arrestuan studentët si banorët e Unazës? I përgjigjet Rama: Kadriu interesant, a ju’a freskon kujtesën koburja?

Edi Rama, kryeministër dhe Gent Strazimiri, deputet i PD

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të replikojë me deputetin demokrat Gent Strazimiri, pas reagimit të këtij të fundit, për të arrestuar organizatorët e protestës së studentëve. Rama thotë se Strazimiri kërkon që studentët të arrestohen pasi nuk pranuan militantët e PD në protestë. Ndërkohë që me ironi thotë mes rreshtave të reagimit të tij në Tëitter, se lexuesit duhet t’ju freskojë kujtesën ’koburja’, arma që iu fotografua Strazimirit 2 vite më parë tek protesta tek Lodrat e Liqenit.

"Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s'duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë "të vobektit" që u çon Kadri Kamza në mbështetje të kërkimit shkencor. A ju'a freskon pak kujtesën koburja?“-shkruan Rama.

Ndërkohë që më herët deputeti demokrat, krahasoi protestën e studentëve me atë të banorëve të Unazës së Re. Strazimiri thotë se ’shurranjozët’ i predikojnë "jo-politikës", pasi nuk kanë pranuar në protestë aktivistë të PD.

Deklarata e fundit e Gent Strazimirit

Djalli fle në detaje!!!
Në 35 ditë të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka bërë mbi 100 shoqërime djemsh, vajzash, burrash e grash, për "organizim proteste të paligjshme", "bllokim rruge" etj. 
3 prej tyre janë ende në burg!
Këta "qorrat" dhe "griseldët" e vegjël, që i nxirrni në ekrane si "organizatorët" e protestës kundër qeverisë por jo kundër Kryeministrit, kundër Bashkisë por jo kundër Kryebashkiakut, keni "harruar" t'i shoqëroni në polici, a t'i arrestoni njësoj si banorët e Unazës, për të njejtin "nen" si banorët e Unazës...
Apo s'ka qenë ashtu pazari? 

Deklarata e datës 8 dhjetor e deputetit demokrat Gent Strazimiri

Ja ky qenka një nga ata shurranjosët që predikojnë “jo politikës” por “po sovjetizmës”!!

Për këtë shkak qelbësirat e pushtetit “8 dhjetorin” e dytë duan ta abortojnë e ta kthjenë në “8 nëntor” !!!!

Ky rurali-kozmoplit me emër xhaje “veteran”, përze nga protesta e studentëve TË PAMUNDURIT, TË PAFUQISHMIT, të cilët qënkëshin “politizuar” duke sharë kryeministrin… kurse protesta e studentëve, thotë, duhet të jetë kundër qeverisë, por jo kundër kryeministrit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zyberi: 12/12/2018 00:49

    VETEM EMRI I SALIUT E BEN RAMEN TE FLASE VETEN E TIJE POR RAMA DUHET TE KUPTOJE QE HIJA DHE EFEKTI SALI QENDRON NE TE GJITHA KOKAT E PRETESTUESVE STUDENTE DUKE PERFSHIRE DHE ATA TE ASTIRIT DHE PROTESTA TE TJERA QE KA PERFSHIRE VENDIN DHE NE KETO PROTESTA SALIU AKOMA NUK ESHTE SHFAQUR FIZIKISHT SE PO DOLI SALI BERISHA PARA PUBLIKUT Z ED RAMA MUND TE FARRMAKOS VETEN TE PRESIM SE CDO TE NDODHE

    Përgjigju
  • Sula: 11/12/2018 15:22

    Straze ,Rama nuk eshte Saliu qe te vret . Ai mund te kete gjynafe por per studentet u tregu i gatshem dhe i pranoi kerkesat . Ti je trap se nuk te punon truni . Ke astiri eshte antiligji , qe ndertoi ku i desh qefi , kurse studentet jane krenaria jone , se kerkojne te drejta te ligjshme ,qe ju 12 vjet ne pushtet bot nje mut dhe vetem i rrejtet

    Përgjigju
    • Rruqja: 26/01/2019 14:51

      O ZYBER ME DUKESH SE FUT3SH NE GRUPIN E SALI SERBIT SE SHUM PO E MBURR SE AKOMA SJW NGOP TI DHE ADMIRUSI YT SALU ME GJAK DHE SHKATRRIME .KEMU 27 VJET QE KEMI NGEL NE LLUC NE SI SHQIPERI SE GJOJA DJEMT( DEPUTETET ) DHE VAJZAT I KA UDHEHEQUR TIFOZERIA JO NDERGJEGJA DHE PUNA .POR POPULLI ASHT I ZGJUAR DHE PO SHKOI PRAP MBAS SALES APO SALIUTSERB NONEN DHE PAK E KA TA MBAJ ME SHENDET SE KSHU I DON MUSHKA DRUT SE SALUU PO NGRIHET TANI PER VETE DHE FAMILJEN E TIJ SE JANE TE MBYTYR NE KRIME

    • majda: 11/12/2018 21:12

      Komenti(*)Sh bukur shkrimi i ke rene pikes,

    • rif tironsi: 11/12/2018 19:06

      pse mbron aligarkin komunist i i qenit fol per vete per familjen tende per te miren e popullit se fitojm te gjith.o sulo nuk ndahesh nga e kaluara ti jo populli i din te gjitha ska cfar te boi se dti ti si mbrhen qoft r.ama apo luli.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)