Stresi në përgjimet me Bajrajt e Shkodrës, reagon Sali Lushaj: Iu kërkoi lekët që i takonin, ka kënduar në lokalin e tyre

Stresi në përgjimet me Bajrajt e Shkodrës, reagon Sali Lushaj: Iu kërkoi lekët që i takonin, ka kënduar në lokalin e tyre

Sali Lushaj dhe reperi i arrestuar Stresi

Sali Lushaj, babai i reperit të arrestuar pak ditë më parë, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku djali i tij, është regjistruar teksa ka komunikuar me anëtarë të grupit Bajri të Shkodrës, të arrestuar pak javë më parë.

Në një postim në Facebook, Lushaj thotë se Stresi ka komunikuar me Bajrajt, pasi iu ka kërkuar atyre paratë që duhet të merrte pasi ka kënduar në lokalin e tyre, e jo për t’a ndihmuar të largohej nga Shqipëria, siç thuhej në këto përgjime.

 “Ndersa per sa i perket komunikimit te Stresit me Bajrat kjo eshte  e vertete se ka shkuar e ka kenduar  tek lokali  i tyre disa here.  por ka shkuar kundrejt pageses si me gjithe te tjeret .Ju ka kerkuar leket qe i takojnë,”-thotë Sali Lushaj.

Më poshtë reagimi i plotë i Sali Lushajt:

Mirmengjesi O Miqte e mije! Ju  falenderoi per mbeshtetjen qe me keni dhene dhe kurajon e forte qe me keni dhene  ku ma keni shtuar dhe me shume .Sot Pashe flete rrufene  Tema  sikur une paskam nderhy te prish shenjat e gishtave te Stresit .Nje shpifje e radhes e felliqur .Por kur shof nga dalin keto shkrime as nuke me shqetesojne aspak. Ndersa per sa i perket komunikimit te Stresit me Bajrat kjo eshte  e vertete se ka shkuar e ka kenduar  tek lokali  i tyre disa here.  por ka shkuar kundrejt pageses si me gjithe te tjeret .Ju ka kerkuar leket qe i takojne . Ata qe jane te interesuar te shpifin e trillojne te  shofin dhe reklamen a atyre nateve qe ka performuar aty. Mua cfardo qe shkruajne e provokojne nepermes shkrimit te tyre e cila do medja nuke kane shansin ma te vogel te bie preh e provokimeve  te tyre. Ju falenderoi shume.

Këngëtari Stresi u arrestua pak ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës. Atij iu gjetën 2 doza kokainë dhe 1 pistoletë. Ai ndodhej në një dhomë hoteli i zhveshur me një vajzë 20 vjeçe. Stresi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andis: 23/10/2018 11:07

    Ne burg e kane vendin kriminelat. Forca e ligjit do i godasi pa meshire keto jashteqitje te shoqerise.Burgu po ju pret!!!

    Përgjigju
  • populli: 20/10/2018 19:22

    hyy mbeturina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit