Struga po boshatiset nga shqiptarët, shifra të frikshme

Struga po boshatiset nga shqiptarët, shifra të frikshme

Foto ilustruese

Shifra të frikshme, po rezulton migrimi për Strugën, tregoi vetëm një shifër e dhënë nga Enti i Statistikave të Maqedonisë, sipas të cilës vetëm më 2017 janë lindur në shtetet europiane 330 fëmijë(kryesisht në Zvicër) nga prindër me origjinë nga Struga ( pjesa dërrmuese shqiptar) të cilët kanë regjistruar fëmijët e tyre në regjistrin qendror të gjendjes civile të Maqedonisë.

 

Braktisja e Strugës është edhe më e madhe raporton Strugalajm.com sepse kjo shifër nuk duhet të merret e mirëqënë për faktin se ka shumë prindër me origjinë nga Struga, të cilët kanë shtetësi të vendit ku kanë emigruar, dhe për pasojë, nuk kanë bërë regjistrimin e fëmijëve.Nëse, krahasimi bëhet, me të dhënat që Spitali i Strugës ka referuar, për lindjet në vitin 2017, rezulton, se më shumë shqiptar lindin, nga nënat strugane në diaspora, se sa në Strugë.

 

Në vitin, 2017, në Spitalin e Strugës, kanë lindur 800 fëmijë, nga të cilët vetëm 600 nga prindër me vendbanim, Strugën, ndërkohë ,sa i përket etnisë vetëm gjysma, rreth 300 fëmijë janë lindur nga nëna shqiptare të Strugës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë