‘Hiqni tarifat për provimet e mbartura’/ Studentët vezë drejt MAS, Nikolla: Hyn në fuqi vitin tjetër, e kanë në dorë universitetet për ta hequr

TIRANE- Një grup studentësh të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mjekësisë dhe Akademisë së Arteve kanë bojkotuar mësimin duke protestuar para ministrisë së Arsimit dhe Sportit prej orës 10:00 të ditës së sotme deri në 14:00. Protesta nisi nga studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilën marshuan nga fakulteti i tyre drejt ministrisë, ndërsa tubimit iu bashkuan edhe studentët e fakulteteve të tjera. Studentët kundërshtojnë dhe kërkojnë shfuqizimin e vendimit të majit 2018, që sanksionon se nëse janë mbetës duhet të paguajnë nga 670 lekë për cdo kredit për provimet. Studentët gjithashtu kërkojnë që pagesa për tarifën e shkollës të bëhet në janar si cdo vit, jo brenda 15 dhjetorit dhe të jetë me këste, plus kushte më të mira në konvikte.

Fillimisht zv/ ministrja e Arsimit Besa Shahini kërkoi një përfaqësi për të negociuar, por studentët refuzuan duke hedhur vezë, bidona dhe sende të tjera drejt ministrisë. Ndërkohë që ministrja Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat u shpreh se nga viti 2014 deri tani tarifat janë rritur me vetëm 5570 lekë dhe kjo ka prekur vetëm Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave të Natyrës. Ministrja deklaroi se kanë qenë vetë universitetet që kërkuan rritje të tarifave dhe madje më të larta.

Përsa i përket vendimit për tarifat për mbetësit, ministrja Nikolla theksoi se u mor në maj të këtij viti, por prek vetëm ata kanë nisur këtë vit studimet dhe efektet i jep vitin tjetër nëse lënë provime të mbartura. Megjithatë, në fund ministrja ua la topin universiteteve, teksa u shpreh se “Nëse janë dakord, jam gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare vendimin për këtë pikë’. Por studentët nuk janë pajtuar duke njoftuar për bojkot nesër në të gjitha fakultetet.  Ndërkohë që në universitetet private tarifat lëviznin nga 100-500 euro për provimet e mbartura. Protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit dhe Sportit  bllokoi qarkullimin në Rrugën e Durrësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Protestat për tarifën/ Zbulohen 4 kërkesat e studentëve ndaj ministres Nikolla

Prej dy ditësh studentët protestojnë kundër tarifës për lëndët e mbartura. Sot ata organizuan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë paralajmëruar për nesër bojkotimin total të mësimit dhe një tjetër protestë nëse kërkesat e tyre nuk reflektohen.

Në një deklaratë të shpërndarë mbrëmjen e sotme, studentët i janë drejtuar ministres së Arsimit me katër kërkesa:

1.Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.

2.Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabatë votash si Ministria e Arsimit.

3.Përmirësim të kushteve në konvikte.

4.Përgjysmimin e tarifës së studimeve.

\

Kërkesat e studentëve 
Ora 13:44
Tarifa për mbetësit/ Studentët: Nga nesër bojkot mësimit deri në shfuqizimin e vendimit

Studentët nuk kanë mbetur të kënaqur me deklaratën e ministres Nikolla duke lajmëruar bojkot të mësimit nesër në të gjitha fakultetet deri në shfuqizimin e vendimit për tarifën lëndët ku kanë mbetur.

Prej dy ditësh studentët protestojnë kundër tarifës për lëndët e mbartura. Sot ata organizuan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë paralajmëruar për nesër bojkotimin total të mësimit dhe një tjetër protestë nëse kërkesat e tyre nuk reflektohen.

Ora 13:36
Studentët vijojnë protestën para ministrisë: Nuk gënjehemi, Rama të bëjë kujdes

Studentët nuk pranojnë që të tërhiqen nga protesta pa u hequr tarifa për lëndët e mbartura dhe pa u plotësuar kushtet e tjera, ndërsa kanë një paralajmërim për kryeministrin. “Kam provime të mbartura dhe afat deri në 15 dhjetor për pagesën. Tani ne do të vijojmë protestën. Ne po ngrihemi për kauzën. Nikolla dhe Rama e dinë se jemi në një muaj të rëndësishëm, 28 vite më parë u nis gjithçka nga kushtet në konvikte dhe u rrëzua sistemi. Ajo që na quan ngelësa dhe na tall nuk mund të gënjehemi. Nuk kemi dalë për pazar, po filluam negociatat jemi të humbur” tha njëri prej studentëve.

Ora 13:17
Tarifat për ngelësit, Nikolla: Ua lë në dorë universiteteve nëse duan ta heqin

Përsa i përket tarifës për ngelësit, ministrja u shpreh se ajo hyn në fuqi vitin tjetër, ndërsa shtoi se është e hapur që ta kalojë në tagër të universiteteve në kuadër të autonomisë për ta hequr nga qeveria. “Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, lidhet me ata që futen këtë vit në vitin e parë dhe vitin tjetër mund të ketë efekte. Sot rektorët dhe dekanët do të adresojnë dhe patjetër jam e hapur që të ecim drejt një propozimi që kjo pikë tu lihet universiteteve, jo qeverisë. Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk ka impakt në asnjë student, do të futet vitin tjetër. Nëse universitetet janë dakord, jam gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare’tha ajo. (Lexo të plotë)

Ora 13:09
Protesta, Nikolla: Vendimin për tarifat e ka universiteti, jo ministria

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla referuar kërkesave të studentëve deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një reformë që do të dërgohet deri në fund. “Ka ardhur koha që të gjithë të mësojnë të vërtetën për tarifat në universitete nga 2009. Në 2009 tarifa ishte 12 mijë, në 2014 shkoi në 14 mijë. Tarifa maksimale ishte 30 mijë shkoi 45 mijë. Nga 2013-17, kemi rritje vetëm në 2014. Rritja e tarifës ka prekur shkencat e natyrës dhe gjuhët e huaja. Me propozimin e drejtuesve të universiteteve, kërkesa ka qenë për rritje edhe më të madhe për të mbushur gropën nga mbyllja e sistemit Part – Time. Rritja ka qenë vetëm 5570 lekë në vit. Përgjigja ime për përgjysmim tarifash është njohja dhe respekti me ligjin. Vendimmarrja për tarifat është e universiteteve”.

“Me shumë të drejtë kërkojnë kushtë gjithnjë e më të mira në konvikte, jemi të vendosur të adresojmë projekte investuese në Qytetin Studenti dhe në vende të tjera. Në Tiranë janë investuar 5.3 mln euro në 4 godina studentësh te Inxhinieria, dhe janë në investim nga KfW edhe 6 mln euro për 8 godina në Qytet Studenti.

Ora 13:06
Protesta, Nikolla: Studentët nuk pranuan komunikim sy më sy, por në shesh

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla doli në një konferencë për mediat pas protestës së studentëve para institucionit që drejton. Të pranishëm kanë qenë edhe rektorët dhe dekanët e fakulteteve që kanë zhvilluar një takim me Nikollën. “Me respektin për të dëgjuar studentët. Iu kërkova studentëve të komunikoj për të ndarë sy më sy shqetësimet dhe për tu dhënë përgjigjet, por nuk kanë pranuar, kanë dashur komunikim në shesh. Studentët kanë adresuar një kërkesë kërkojë përmirësim të tarifave dhe përmirësim të kushteve”tha ministrja.

Ora 12:38
Protesta e studentëve, Rama: S’jam dakord që të paguaj për ngelësit, tarifat i vendos universiteti, jo ministria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit. Rama shprehet se tarifat nuk i vendos ministria e Arsimit, por universitetet dhe e dyta shton se 'nuk është dakord që taksapaguesit të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentet ngelës'. “E para ministrja s'eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t'i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles?

Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t'i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot” deklaron Rama në Facebook. 

Ora 12:22
LSI: Universitetet janë shtëpia e studentëve dhe jo prona e qeverisë

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. “Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa! Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve. Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë

Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria. Sot si e re, si studente,si bashkëmoshatare, unë jam me studentët dhe mbështes kauzën e tyre. Sot si e re, jam me studentët dhe menjëherë duhet anulluar VKM Nr,288, dt 21.05.2018. Të gjithë mos të harrojmë se Universitetet janë shtëpia e studentëve dhe jo prona e qeverisë’deklaroi ajo.

Ora 11:34
Protesta/ Studentët hedhin vezë, lapsa, stilolapsa dhe bidona drejt ministrisë (VIDEO-FOTO)

Prej orës 10:00 vijon protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit, ndërsa të revoltuar kanë hedhur vezë, lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra drejt godinës. Ndërkohë që një pjesë e studentëve kanë ndërhyrë duke kërkuar protestë paqësore dhe të mos hidhen sende të forta, por vetëm letra dhe lapsa.

Ora 11:26
Protestës së studentëve të Tiranës i bashkohen edhe ata të Elbasanit

Studentët e Universitetit të Elbasanit i janë bashkuar protestës së nisur nga studentët e Tiranës kundër tarifave për provimet e mbartura dhe pagesën e tarifës në muajin dhjetor.

Ora 11:18
Studentët: Nëse nuk hiqen tarifat do të bojkotojmë universitetet

Njëri nga studentët sqaron për Report Tv kërkesat për ministrinë e Arsimit, ndërsa paralajmëron “Arsyeja është një VKM për pagesën e studentëve që janë në stazh dhe ata për kredite. Vendimi është marrë në fshehtësi. Dje ne morëm nismën, ne kërkojmë përgjysmim të tarifës dhe heqjes e tarifës për kreditet. Nëse ministria nuk përgjigjet sot, do të bojkotojmë mësimet dhe bllokojmë jetën universitare. Do të braktisim fakultetet nëse nuk ndryshon vendimit” deklarojnë ata.

Ora 11:17
Protesta e studentëve, Nikolla në orën 12:30 deklaratë për mediat

Ministrja Lindita Nikolla do të ketë një reagim rreth orës 12.30 për protestën e studentëve në ambientet e Ministrisë së Arsimit për mediat.

Ora 11:01
Bllokohet rruga/ Protestës i bashkohen edhe studentët e Mjekësisë dhe Arteve

Protestës së studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit i bashkohen edhe ata të Mjekësisë dhe Arteve të cilët po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Marshimi i studentëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin në Tiranë.

Ora 10:40
Pagesat për provimet e mbartura, studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit (FOTOT)

Vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, bllokohet trafiku.

Ora 10:26
Studentët: Nuk duam negociata, por anulim të vendimit

Studentët shprehen se do të vijojnë të bashkuar dhe se nuk duan negociata, por anulimin e ligjit, duke e cilësuar të turpshëm. “Na kërkohet tarifë shtesë për provimet e mbartura 670 lekë për një kredit. Një lëndë më e pakta ka 5 kreditë, por ka edhe me 14 kredite. I bien sa herë të hyjmë në provim të paguajmë. Nuk mund të lemë dot më as provime për përmirësim, pasi duhet të paguajmë tani. Protestat do të vijojnë” deklarojnë ata.

Ora 10:13
Studentët: Ministrja të zbresë nga zyra, të vijë këtu

Studentët nuk kanë pranuar zv/ ministren Besa Shahini duke kërkuar që ministrja Lindita Nikolla të zbresë nga zyra dhe t’i takojë për t’i dëgjuar dhe anuluar vendimin. “Duam ministren, duam ministren, ose nëse ka friëk të vijë këtu të dalë në konferencë shtypi. Të anulojë vendimin” thonë studentët.

Ora 10:07
MAS: Listoni kërkesat dhe sillini! Studentët: Të anulohet vendimi

Besa Shahini, zëvendësministrja e Arsimit takoi studentët që ndodhen jashtë institucionit duke u kërkuar që të listojnë kërkesat e tyre për të negociuar, por ata kërkojnë anulimin e vendimit.

Ora 10:06
Studentët ulen para ministrisë: Tarifat janë të papërballueshme

Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e vendimit, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë. Ata kërkojnë që tarifa e shkollës të bëhet në janar dhe të hiqet ajo për lëndët mbetëse. “Të hiqet pagesa për çdo kredit të provimeve të mbartura nga 670 lekë dhe pagesa për shkollën të bëhet në janar”thonë ata.

Ora 10:05
Studentët e Arkitekturës në protestë, marshojnë drejt MAS (FOTO)

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë vijuar sërish me protestën e tyre duke bllokuar njërën prej korsive, ndërsa kanë vijuar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lapi: 05/12/2018 17:12

    Zonja Ministre per veten e saj e ka derguar vajzen me studime ne France se nuk ka leke me se e paguan. Ndersa per keta kalamajt tane nuk pyet fare.

    Përgjigju
  • Tini: 05/12/2018 15:32

    Per mua sistemi universitar duhet te jete me oagesa te oerballueshme per studentet dhe sa per infrastrukturen e konvikteve shteti duhet ti pergjighet standarteve qe kerkohen . E jeqa e ketyre protestave me ultimatume eshte politizimi i tyre . Te shkojne tek dekanatet te protestojne se nuk eshte MAS pergjegjese oer tarifat

    Përgjigju
  • Sysh Mona: 05/12/2018 15:15

    ..jane Studentet e LSI..,ata qeflinjte e Jales..,me ne krye zysh Monika

    Përgjigju
  • Student i shekullit XX: 05/12/2018 14:50

    Te gjithe studentet jane gati te paguajne nga 200-500 Euro per provim nen dore tek profesoret e lendes ku kane mbetur, por bejne proteste per 5 Euro tarife provimi. Nuk kane idene si funksionon sistemi universitar, kush merr vendimet per tarifat, kur behen te aplikueshme dhe kush preket nga to. Te besh proteste per kushte me te mira mesimdhenie apo infrastrukturore eshte e mireseardhur, por edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete kjo s'ka ku te rrije.

    Përgjigju
    • Neri: 05/12/2018 16:37

      Tarifat nuk jan 5 euro jan nga 100 mij lek e siper sipas krediteve , kur ta paguash vete do ta kuptosh .

  • Renzo Piano: 05/12/2018 12:52

    ..po pse po te pish nga 5 kafe ne dite"..,mr..ARI.., aq Leke i bie ti harxhosh per qejf vetem ne 1 muaj! ..pastaj me pare aq Leke (te pakten ),para qeverise Rama i donte Pedagogu per "Kafe"...

    Përgjigju
    • Caro Renzo: 05/12/2018 16:36

      Tami paguan tarif dhe shtetrore dhe po aq te mer dhe patagogu , apo te duket Rilindja pro popullit , nuk lan taks e tarif pa rritur e rropen kete popull . Po jam i sigurt se ti as nuk e ke idene se nuk te karene per hise tarifat e provimeve .

  • Bledi: 05/12/2018 12:48

    Shume mire, te mesojne edhe jo te rine kafeneve. Provimet kane nje kosto, po e humle duhet ta paguash. Vetem ne shqiperi Shkolla trajtohet si kalim kohe. Duhen politika qe te ulin numrin e nxensve Angeles. Pse nuk protestojne kure sbejne meist Apo mesusi kerkon leke????

    Përgjigju
  • Fraiku: 05/12/2018 12:30

    Te kthehet sistemi arsimor si ka qene. Studentet nese mbetnin ne provim dy here humbisnin vitin. Nese mbetin 3 here humbasin shkollen. Keta Vjeshtuk protestuestues shkojne ne vit 5 -te me nga tre provime te mbartura te vitit te pare, kjo nuk eshte normale, keta nuk quhen studente por parazitar delirante. Te ulen tarifat, por te vendoset ky sistem dhe e shohim si bilbelojne keta dhe keto qe nuk kane para per shkollen, por kane per shtepi me qera, kane per tu hazisur klubeve dukee genjyer familjen se jane ne mesim. Sinqerisht te ulen tarifat por jo te tolerohet ne mesimdhenie, leksionet dhe seminaret me mungesa. Proteste e nxitur politikisht duke shfrytezuar nje tufe injorantesh qe neser do tundn diplomen e blere si flamur. Neveri per kete kategori pseudo studentesh.

    Përgjigju
  • Ari: 05/12/2018 11:50

    Shyqyr qe u ngriten per protest se lan nam me tarifa vjedhse, te kesh 3 provime ta mbartur i bie te paguash 450 mij lek te vjetra 150 mij per provim , te shkon viti shkollor ne shtet me shtrenjt se privati. Kjo merit e qeveris Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet