POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

 Studentët në Kosovë kërkojnë liberalizimin e vizave, 'dhurojnë' pasaportat e tyre e pyesin Mogherinin për vlerat e BE-së?

Studentët gjatë protestave në Prishtinë

Me moton “A është izolimi vlerë e BE-së , edhe sa kritere na duhen?”, studentët e Universitetit të Prishtinës në Kosovë ,kanë zhvilluar  këtë të hënë një protestë para zyrave të BE-së, në Kosovë dukë kërkuar liberalizimin e vizave për vendin e tyre.

Të organizuar në një marsh simbolik dhe në shenjë pakënaqësie me BE-në për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, studentët e Universitetit të Prishtinës vendosën të fillojnë marshin protestues nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kërkuar liberalizmin e vizave.

Sipas mediave në Kosovë studentët me të arritur para zyreve të Bashkimit Europian në Prishtinë, në mënyrë simbolike, secili prej tyre kanë futur pasaportat në një pako, të cilën siç dhe janë deklaruar do ta lenë para zyrave të BE-së.

Një ndër pyetjet që është shtruar sot gjatë protestës nga studentët kosovarë për përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin është edhe “ A është izolimi vlerë e BE-së?”

Ne po kërkojmë llogari për vizat kur te gjithë janë në festë ne nuk mund të festojmë se jemi të izoluar, këta na i kanë shndërruar pasaportat tona të pavlera. Ne nuk mund të vizitojmë as familjaret tanë ndërsa këta shëtisin mbarë botës. Duam t’i i pyesim se a është izolimi vlerë e BE-së” është shprehur njëri prej studentëve protestues, Bekim Ibishi raporton RTV21.

Nga ana e BE-së, është përmendur viti 2020 si i mundshëm për arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.. Pak ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradionaj ka deklaruar se beson që liberalizimi do të ndodhë sivjet.

b.xh.
Komento

Komente

  • Proka: 24/12/2018 15:05

    Veprim i drejte i studenteve,do duhej te dalin te gjithe qytetaret e Kosoves ne demonstrate. Izolimi i te drejtes se lire te levizjes ne EU eshte krim.

    Përgjigju