Studenti: Protesta është politike, por s’mund të vazhdojë pa një lider apo një organizim

Studenti: Protesta është politike, por s’mund të vazhdojë pa një lider apo një organizim

Studenti Marjan Geci në studion e "Rreze Dielli"

Mungesa e një kryesie apo drejtuesi të protestës së studentëve që tashmë vijon prej 10 ditësh është quajtur një nga pikat më të forta të kësaj lëvizje nga vetë studentët të cilët mendojnë se në këtë mënyrë janë më të bashkuar. Por është gjithashtu mungesa e një përfaqësie që duket se nuk mundëson një dialog me qeverinë për të gjitha kërkesat e tyre. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, studenti protestues Marjan Geci, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se protesta nuk mund të vijojë pa një organizim pasi studentët janë të shumtë në numër.

Unë jam plotësisht kundër asaj që thotë Frenkli sepse ky marshim, e gjithë kjo protestë nuk mund të jetë pa një lider, pa një organizim, pa një kryesi, apo këshill. Sepse janë jashtëzakonisht shumë dhe si voton shumica? Aty nuk ka foni sepse nuk sponsorizim. Çdo grumbullim, 2 apo më shumë persona që dalin për të kërkuar të njëjtin qëllim, quhet protestë politike, jo partiake por është politikë sociale.

Marjan Geci, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike

Geci tha gjithashtu se është mëse normale që opozita të kërkojë të përfitojë nga kjo protestë por se nuk po përpiqet aspak ta devijojë qëllimin e saj. Madje vetë ai, pavarësisht angazhimit të tij në strukturat e Partisë Demokratike, ai i është bashkuar protestës për të njëjtat kërkesa që luftojnë të gjithë studentët e tjerë.

Ne nuk bëjmë sikur jemi të PD apo të PS-së sepse kemi dalë për një qëllim tjetër pavarësisht kemi një imazh publik në forume apo struktura të partisë. Sepse nuk ka opozitë në vendet perëndimore apo në Ballkan që nuk përfiton nga një protestë e tillë. Është absurde të mendosh që opozita nuk do të përfitojë nga kjo gjë.

Marjan Geci, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alti: 14/12/2018 13:56

    U BOT DY BOLA NSTUDJO ME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?