Studentja: Nuk pranojmë dialog dhe negociata, Rama: Shumë njerëz të arsyeshëm shtrojnë pyetjen 'Ku e kanë hallin këta?'

Studentja: Nuk pranojmë dialog dhe negociata, Rama: Shumë njerëz të arsyeshëm shtrojnë pyetjen 'Ku e kanë hallin këta?'

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur studentëve që i kanë shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, pas refuzimit që hasi kërkesa e tij për të bashkëbiseduar ditën e hënë “live” po në të njëjtin rrjet social.

Kreu i ekzekutivit është përgjigjur një studenteje që i ka shkruar se nuk pranon as dialogje e as negociata se, ftesa e tij për zhvillim dialogu nuk duhet marrë si një tallje. Rama shprehet më tej se kjo ftesë e bërë, është e para në llojin e saj në historinë e protestave studentore në botë, e kësisoj, ai e cilëson refuzimin e studentëve si një mungesë dëshire nga ana e tyre për të  argumentuar dhe debatuar për qëllimet e protestës.

Kryeministri ka përmendur edhe deputetin socialist Erion Braçen, duke i dhënë të drejtë për deklaratat që ka bërë karshi politizmit që i është bërë protestës së studentëve.

Ku e kanë hallin këta që s’duan Dialog? Çudi eee? E pra jo, mua s’me vjen çudi, sepse Erioni ka të drejtë në ato që thotë dhe ka thënë shume më pak nga ato që ai, unë e shumë të tjerë dimë tanimë, për xhagajdurët që e kanë marrë në kontroll protestën, duke bllokuar me megafon komunikimin. S’ka problem, protesta është ajo që nisi spontanisht dhe janë ata që e mbështesin për qëllimet që po thuhen, jo për qëllimet që ende s’janë thënë, por do thuhen pak e nga pak.

Ne na intereson shumë pjesa e parë, ku uroj të bëni pjesë edhe ju vetë, ndërsa me këtë tjetrën jemi mësuar. Çfarë i mbetet Dialogut? Sikur edhe kaq sa pe e lexove në postimet e mia të kishe ndjekur me vëmendje, do dilnin e tepronin për Dialogun. Po nejse, nesër në fejzbuk ju do më ndiqni.

Kryeministri Edi Rama

Përgjigja e plotë e kryeministrit Edi Ramës:

Dea Guri mos u shqetesoni, ne s’njollosim asgje, perkundrazi, kur te me gjesh ne historine e pas vitit ’90 nje qeveri tjeter qe i ka trajtuar me kaq respekt te rinjte protestues, me shume se njehere, atehere dakord, flasim edhe per njolla. Por ama ju pate, shohim edhe ne, ju degjuat, degjojme edhe ne, ju keni te drejte te na thoni boll neve, po kemi edhe ne te drejte t’u themi boll atyre qe bejne telefonin e prishur me urdher nga partite, kunder Dialogut.

Kjo s’do te thote qe ju personalisht jeni nje nder ta apo se te gjithe jane si ata, jo fare nuk ju akuzon askush per kete, por ama nga ana tjeter, ju s’keni asnje lloj te drejte te na akuzoni ne, mu ashtu sic eshte ne stilin me te shemtuar te politikaneve nga te cilet pretendoni se jeni larg, shume larg – e me te vertete mund te jeni shume larg, po ne gjuhen qe perdorni ketu jeni aq afer, oh sa afer.

Edhe dicka: Une nuk kam interesa te tjera pervec atyre qe perfaqesoj e mbroj boterisht, doni ju s’doni ju dhe pavaresisht se c’mund te mendoni e degjoni a thoni ju, apo edhe e tere bota po te mblidhet bashke! Dhe une nuk tallem me dialogje fejzbuku, sic shkruani ju, qe e keni fort te lehte mesa shoh te beni te ofenduaren qe ofendon, po perkundrazi, jam ne kerkim te pales perballe per te folur per ceshtjet.

Nje gje duhet ta dini ju, ne historine e protestave studentore ne bote, kjo eshte e para ku studenteve u thuhet qe diten e pare hajdeni te flasim dhe studentet rrine kater dite ne rruge duke bertitur s’duam te flasim/ A nuk vjen pak ere jo fort te mire ky refuzim per te folur?! Studente qe s’duan te flasin per ate qe kerkojne?! Studente qe s’duan te perballen me argumenta e te debatojne per qellimet e protestes se tyre dhe mekanizmat e realizimit te qellimeve?! Boh! Kjo eshte e padegjuar dhe me falni, po jo vetem Erion Braçja (qe eshte edhe nje majtist i paepur pervec te tjerash, e qe ma ha shpirtin ne nje ore per interesat tuaja, me shume se sa ju te gjithe ne kater dite) ka te drejte ne ato qe thote, po une besoj se gjithnje e me shume njerez te arsyeshem, po ia bejne vetes pyetjen:

Ku e kane hallin keta qe s’duan Dialog? Çudi eee? E pra jo, mua s’me vjen çudi, sepse Erioni ka te drejte ne ato qe thote dhe ka thene shume me pak nga ato qe ai, une e shume te tjere dime tanime, per xhagajduret qe e kane marre ne kontroll protesten, duke bllokuar me megafon komunikimin; S’ka problem, protesta eshte ajo qe nisi spontanisht dhe jane ata qe e mbeshtesin per qellimet qe po thuhen, jo per qellimet qe ende s’jane thene, por do thuhen pak e nga pak. Ne na intereson shume pjesa e pare, ku uroj te beni pjese edhe ju vete, ndersa me kete tjetren jemi mesuar. Çfare i mbetet Dialogut? Sikur edhe kaq sa pe e lexove ne postimet e mia te kishe ndjekur me vemendje, do dilnin e tepronin per Dialogun. Po nejse, neser ne fejzbuk ju do me ndiqni.

Ky koment eshte vecanerisht i gjate, sepse s’eshte vetem per Dean, po per te gjithe qe jane sic ajo thote se eshte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 10/12/2018 14:29

    Sepse eshte proteste pa jays dhe ajo qe habit eshte fakt I se cdo dite shkojne ndonje kerkuar sikur te jene femije apo ndoshta jane femije meqe po trajtojne me perkedheli sepse jane studente. Por pse nuk bejne punlike merat e tyre dhe organizatoret dhe te dalin në media te thone qe nuk eshte leviz je politike por Ekonomik edhe në se eshte politike te deklarohen hapur. Mjaft me presione politike pa send dhe kjo I shee bën vetem atyre qe nuk e duan shqiperine . Shikoni dhe kerkoni te drejtat në forume aty ku dhe keni perfaqesite në universitete.

    Përgjigju
  • LORA: 10/12/2018 11:02

    Une ,si njeri i arsyeshem e di fort mire ku e kane hallin katranjozet,, t'i bejne sherbimin dhe sherbesat agresoreve ,te perbetuar antishqiptare, kunder reformimit qilizme ne drejtesi. Pra katranjozet kane gjet vaktin te bejne biznes,kunder ardhmerise europeiste ne shtetin e gjithe shqiptarve. A mund te vije ndonje mbaresi nga katranjozet ?Kush u beson eshte i mbaruar,ne rastin me te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv