Studimi i WEF: Të hash më pak mish të kuq dhe më shumë fasule ul vdekshmërinë

Studimi i WEF: Të hash më pak mish të kuq dhe më shumë fasule ul vdekshmërinë

Mish viçi

“2.4% e vdekjeve në mbarë botën mund të ishin shmangur nëse do të ishte ulur konsumi i mishit, sidomos ai i viçit”. Këtë ka treguar së fundi një studim i realizuar së fundi nga Forumi Ekonomik Botëror dhe shkolla Oxford Martin School, në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas këtij studimi mësohet se në vendet e pasura ku konsumi i mishit të kuq dhe kryesisht të  viçit është i lartë , përfshirja e alternativave të mishit në dietat mund të reduktojë vdekshmërinë e lidhur me dietë vetëm  5%.

 Anketa nuk dha të dhëna specifike për numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga shkaqet ushqimore, por Forumi Ekonomik Botëror pohon se zëvendësimi i mishit me proteina të tjera mund të parandalojë miliona vdekje të kota në vit.

Sipas studimit të bërë, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me uljen e konsumit të viçit tërësisht, pasi industritë e konsumit të mishit sigurisht mbeten të rëndësishme , por sfidë në këtë drejtim mbetet reduktimi në sasi i përdorimit në ushqyerjen tonë të mishit të kuq, i cili rezulton se ka një një efekt të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Nuk bëhet fjalë për braktisjen tërësisht të biftekëve apo hamburgerëve të viçit. Industritë që përpunojnë mishin e viçit dhe prodhimet e qumështit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zinxhirin e furnizimit dhe për mbarështimin e kafshëve. Vlerësohet se ato ofrojnë punë dhe mjete jetese për miliarda njerëz në botëSfidë është ndërhyrja mbi shtimin e konsumit të mishit të kuq, i cili është duke u rritur në fakt pa nevojën reale ndaj kujt i përgjigjet, dhe kjo nuk është e mirë për shëndetin dhe mjedisin” thuhet në studim.

Pra, nëse duhet të hahet më pak mishi i viçit, cilat janë alternativat?

Alternativat më të mira për shëndetin në tryezë janë arrat,  fasulet, bizelet dhe mikoproteinat (ushqyes që derivojnë  nga kërpudhat), të cilat mund të reduktojnë vdekshmërinë e sëmundjeve të parashikueshme me 5-7%. "Kjo për shkak se ato kanë një përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe shumë protein në  këtë mënyrë ato sigurojnë ushqimin e nevojshëm për trupin dhe kompensojnë disa regjime dietike në të cilat ky lloj ushqimi është i pakët“, thuhet mes të tjerash në studim.  

 Ndërkohë, sipas ekspertëve alternativat e mishit të kuq, ekzistojnë për zëvendësim. Dhe kjo sfidë do të jetë një nga temat në qendër të Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar të mbahet mes datave 22 dhe 25 janar në Davos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor