Studimi: Një Shqipëri tjetër jashtë vendit, 40% e popullit ka emigruar!

Studimi: Një Shqipëri tjetër jashtë vendit, 40% e popullit ka emigruar!

Foto ilustruese

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar publikuan sot një studim mbi lëvizjet migratore të shqiptarëve, nga doli se afro 40 për qind e popullsisë së Shqipërisë jetojnë jashtë vendit.

Kështu, Shqipëria renditet midis vendeve europiane e botërore me emigrimin më të lartë për frymë të popullsisë. Ata janë kryesisht emigrantë pune, studentë, azil-kërkues e refugjatë, si dhe minorenë të pashoqëruar. Vendet me më shumë emigrantë shqiptarë janë Italia me 450 mijë dhe Greqia me 430 mijë vetë deri në 2017.

“Në 2010 afro 50 për qind e fuqisë punëtore ishte vendosur në Greqi dhe Itali. Ndërsa 5-6 vitet e fundit ka ndodhur një riorientim i emigrantëve drejt vendeve europiane si Gjermania dhe Franca” – thotë Albert Rakipi, drejtues i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Gjermania është aktualisht vendi më tërheqës për emigrantët shqiptarë: nga 10 mijë në 2013, numri i shqiptarëve që shkuan ilegalisht në Gjermani ishte 8 herë më i lartë në 2015, ndërsa në 2016 ishte 5 herë më i lartë se sa në 2014. Shumica e tyre kërkojnë azil dhe nuk regjistrohen si refugjatë. Në 2017, 18 mijë shqiptarë qëndruan ligjërisht në Gjermani.

Qeveria federale po e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptarët në krijimin e kushteve më të mira të qëndrojnë e të punojnë këtu në Shqipëri. Ne po sigurojmë shkollime dhe trajnime, për punëtorët e rinj të përshtaten me tregun e punës dhe po mbështesim bizneset e reja, që të mos emigrojnë dhe përherë e më shumë të kthehen në atdhe” – tha Katia Resken nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Pas Gjermanisë, në 2017 Franca u bë shteti i dytë, ku udhëtuan më shumë shqiptarë. Aktualisht afro gjysma e rinisë shqiptare shprehet se është gati të largohet nga vendi sapo t’i jepet mundësia.

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së është tashmë i zakonshëm; tre vitet e fundit shqiptarët janë të tretët, pas Ukrainës dhe Marokut, për qëndrim të paligjshëm në vendet e BE-së. Tre vitet e fundit shqiptarët ishin në krye të vendeve që kalojnë kufijtë në mënyrë të paligjshme, të ndjekur nga Pakistani dhe Afganistani.

Shqipëria u rendit e treta ndër dhjetë vende që iu refuzua hyrja në kufijtë e brendshëm europianë, pas Ukrainës dhe Rusisë, tre vitet e fundit. Vitin e fundit ka një tendencë kthimi, kur në 6 vitet e kaluara janë kthyer afro 100 mijë shqiptarë, kryesisht nga Greqia dhe Italia, kur ato i kapën krizat ekonomike.

Shumë prej tyre kanë hapur ndonjë biznes të vogël në atdhe, ose janë ende në kërkim të ndonjë pune në atdheun e tyre, ku gjetën një papunësi të lartë. Studimi bazohet pjesërisht në intervista me shqiptarë të kthyer nga Greqia, Italia dhe Gjermania, për të parë nga afër përpjekjet e tyre të ri-integrimit në atdhe. (Voa)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi