Stuhi mushkonjash në Rusi, njerëzit nuk dalin jashtë/VIDEO

Një mori e pafund mushkonjash janë duke rrethuar rajonin Voronezh të Rusisë, ndërsa shumë njerëz janë të frikësuar për të dalë jashtë. Raportet flasin për ngordhje të kafshëve shtëpiake. Autoritetet po përpiqen të ndalojnë insektet gjakpirëse, ndërsa numri rritet.

Moti i nxehtë dhe përmbytjet rekord kanë krijuar kushte ideale për mushkonjat, duke ndihmuar në shumimin e numrit të popullsisë së tyre. Pushtimi i insekteve ka prekur të paktën gjashtë zona në rajonin Voronezh.


(Stuhia e mushkonjave në rajonin Voronezh të Rusisë)

Njerëzit vuajnë nga kafshimet që shkaktojnë kruarje dhe ënjtje dhe thonë se është “e pamundur” të largohen nga shtëpitë e tyre. Fëmijët refuzojnë të shkojnë në shkollë pasi ato menjëherë “hahen të gjallë” nga insektet. Edhe në shtëpi njerëzit gjejnë strehë të vogël, pasi mushkonjat e vogla arrijnë të zvarriten nëpër çdo çarje që mund të gjejnë. Jashtë është shumë më keq, pasi rrugët nuk mund të shihet.


(Stuhia e mushkonjave në rajonin Voronezh të Rusisë)

Kremrat dhe mbytësi e insekteve tani janë artikujt më të shitur në dyqane, ndërkohë që shumë prej tyre kanë porositur për të krijuar rroba të personalizuara dhe mbulesa rrjeta për të shpëtuar nga mushkonjat. Ka pasur raporte për qenë, derra dhe zogj të vrarë për shkak të insekteve.

Banorët e dëshpëruar shpërndare në mediat sociale, fotografi dhe video që dukeshin më shumë si një film horror.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petraqi: 07/07/2018 00:06

    Ruani Putinin se mos e pickojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rafael Nadal rikthehet pas 103 ditësh, fiton pastër në Barcelonë

Rafael Nadal rikthehet pas 103 ditësh, fiton pastër në Barcelonë