Suksesi i tre shqiptarëve në Eurovision dhe pse nepotizmi po bën kërdinë ndër ne

Suksesi i tre shqiptarëve në Eurovision dhe pse nepotizmi po bën kërdinë ndër ne

Ermal Meta, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira – tre shqiptarët në finalen e Eurovision

Kur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat tona, por edhe jashtë sikurse Ermali, Eleni, që bashkë me Eugentin sot do të jenë në Eurovizion, ndjen forcën e energjive kombëtare që po të përdoren si duhet çajnë vetë, sado ujq e dhelpra rreth tyre duan t'u përvetësojnë suksesin për qëllime të mbrapshta.

Por për këtë do të shkruaj javën tjetër.

Duke parë talente shqiptare që çajnë në Qipro, Itali, apo Angli si Rita Ora etj., më shkon mendja dhe pyes, a do të mundte një emigrant i brezit të parë, i ardhur në Shqipëri, ta çante nepotizmin tonë sidomos në institucionet publike, për të nxjerrë kokën mbi të gjithë?

Dyshoj shumë.

A do të mundej një zezak të merrte nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit?
A do të mundej një qipriot i ardhur në një shkollë shqiptare të ngjitej lart dhe të përfaqësonte Shqipërinë?

Le të zbresim pak më poshtë.

A ka ndonjë deputet të ardhur nga zonat fshatare të vendit me profesion fermer, mekanik, mësues zonash rurale, mjek atje ?

Po ndonjë këshilltar bashkiak që është bujk ose fermer? A mund të gjesh sot punë në agjencitë publike si në Bankë, Radiotelevizion, Ministri, Opera, Teatër, administratën e Akademisë të shkencave, Gjykata, po të mos kesh si thonë "mikun brenda"?

Po të jesh cigan, rom, boshnjak, a mund të bëhesh drejtor drejtorie apo qoftë edhe të punosh në një vend kyç të administratës?

Po të vish nga Bathorja, Kamza, Këneta e Durrësit, Vora, nga Dajti a nga Bregu i Lumit a mund të bëhesh drejtor në Bashki, nën kryetar Bashkie, këshilltar, apo edhe kryeredaktor në Radiotelevizion?

30 vjet demokraci mo!

Demos - cratos !

Hahahahaha!

Ik ore tutje, budallë, me këto ëndërra të çmendura, pse Qiproja jemi ne, apo Italia!!! Apo Anglia, Franca!

Nepotizmi po bën kërdinë. A mund të punësoshesh dot nëse je pa një lidhje kushurilliku, miqësie, përkatësie politike, pa një interes të ndërsjelltë, pa paguar?

A mund?
A mund?
A mund?

Pse studentët e mi të shkëlqyer që nuk kanë ose refuzojnë të kenë të tilla lidhje i shoh pa punë ose vuajnë për të zënë punë?

Ik ore u bëre ti! - më duket sikur u thonë.

Konkursi!!! - Hahahahaha!

Eshtë si puna e komisarit në det!!!

Ishte lojë, lojaaaaaaaaa!

Nuk besoni!

Thjesht le të japi Kuvendi ose Qeveria një fond sado të vogël për të bërë një studim sociologjik mbi burokracinë tonë, dhe do ta shihni se çfarë lemerie do të zbulojë nëse nuk i dinë.

Më duket se një shtresë me lidhjet e saj si një oktapod gjigand, si një re e madhe, si një tufë zogjsh grabitqarë, ka uzurpuar politikën dhe pastaj shtrihet në të gjithë administratën publike, rimerr në formë pagash, lekët që vijnë nga taksat që u merren qytetarëve, qarkullon paranë, ofiqet, shërbimet, nderet, rimarrjet në punë, pra riprodhohet duke i kthyer shpinën popullit që nuk ka asnjë shans në jetë vetëm të iki, të iki, të iki!

Merr lekët, i rishpërndan brenda vetes, dhe nuk jep shërbimet menaxheriale që duhen. Duhet një studim i tillë sepse tregon me fakte gjendjen dhe nivelin e demokracisë dhe të shanseve të barabarta. Po opozita përse nuk e vendos gishtin në këtë plagë të madhe! Mos duhet të vijë Migjeni si opozitar?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 13/05/2018 21:38

    Demokracia dhe ligji ,zotëri vetëm ato janë rruga e drejtë

    Përgjigju
  • Qytet: 12/05/2018 18:23

    Ca flet spo na lejne ne qe kemi breza ketu jo me te sapo ardhur. Komunistat si hapin rruget kollaj ato e kane kaluar ne trashegimi

    Përgjigju
    • Keta: 13/05/2018 02:32

      E vertete. Por ky eshte nje fenomen boteror mendoj. 1% e popullesise se botes zoteron +85% te pasurise aktualisht. Ekonomisti Pareto zbuloi para 100 vitesh qe 80% e tokave ne Itali zoteroheshin nga 20% e popullesise. Ky fenomen sigurisht ka te beje me trashegimine ashtu si nje avokat ia trashegon profesionin, rrjetin e kontakteve dhe reputacionit femijes, por trashegimia politike (dhe ne administrate) ne vendin tone eshte e papranueshme dhe e paligjshme. Jetojme ne oligarki qe prej 1990 dhe ushqehemi me iluzionin qe jemi demokraci.

  • Maks: 12/05/2018 12:42

    Ke te drejt prof ne shqiperi e ka zen prej fyti nepotizmi e korupsjoni rinia jon esht e dalluar ne rezultate te larta ne mesime si ne shqiperi ashtu dhe jasht jasht saj. Un qe po shkruaj jam nje emigrant po u tregoj rastin e nje djali me prinder emigrantesh qe doli me rezultate te shkelqyera ne shkoll dhe qe filloi menjehere pun ne nje ndermarje teper te renfesishme dhe ku jep leksione ekonomie neper forume te ndryshme qe zhvillon azjenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin