Sulltana 89 vjeç, Shabani 99 vjeç 
historia e rrallë e çiftit nga Durrësi

Sulltana 89 vjeç, Shabani 99 vjeç <br />historia e rrallë e çiftit nga Durrësi<br>
14 shkurti i gjen bashkë ëdhe pas 72 viteve martesë ,të lumtur si ditën  parë të martësës, në vitin 1946, çifti Sulltane dhe Shaban Gugashi nga qyteti i Durrësit edhe këtë vit presin ditën e të dashuruarve së bashkë

Ata mund të cilësohen si rekord në Shqipëri, ndërsa edhe në botë çiftet me këtë jetëgjatësi martese janë të rrallë. Ata kanë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë, ndërsa vite më vonë familja e tyre është shtuar me 8 nipër e 11 stërnipër.

Për Report TV Sulltane Gugashi që mban mbi supe 89 vite jetë dhe Shaban Gugashi, sot 99 vjeç, rrëfejnë çastet e bukura që nga lidhja e tyre e deri më sot, kur dashurisë së tyre u janë shtuar edhe brezat.

"Në '46 edhe u martume, mua atehërë më pat vdes edhe baba, vetëm në të dy ishim në shtëpi, u bëmë edhe me katër fëmijë të tjerë, edhe jetuam. Unë mekanik kam qënë, kam punu në fabrikë të makaronave 20 e sa vjet atje".

Keni 4 fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe keni stërnipër e stërmbesa që bëhen në total 23 persona , si ndihesh sot me një ushtri të tërë njërëzish?
Kënaqësi e madhe, a ka kënaqësi më të madhe se ajo.
Martësa ime, çdo gjë të bukur të mirë,të lezeçme, me kënaqësi të madhe.

Nuk e njihje farë xha Shabanin?
Jo jo, kur shkova nuse atëherë.

Ju jeni martu pa e pa njëri tjetrin?
Pa e pa hic, ajo e bukur, unë i bukur, të dy u takuam

Jeni martu me një fjalë goje?
Po.

Sa vjeçe ishit?
Isha të themi 17.

Dashuria mes jush është zhvilluar se ju nuk keni pas dashni se nuk jeni njoh, dashnia është zhvilluar gjatë jetës. Ça kujton ndonjë gjë të bukur nga xha Shabani?
Gjithë të mirat e jetës teme, kam kalu një jetë të bukur, të bukur  edhe i kaloj përherë. Kemi jetë të bukur njëri me tjetrin.

Një mesazh për të rinjtë sot?
Për të rinjtë sot, mesazhi është të bashkohen, por të bashkohen tamam si duhen, më një takim, me një fjalë të mirë, edhe të jetojnë gjatë mirë, të shkojnë mirë, një fjalë se kam prish deri më sot .

Cili sekreti i një bashkëjetese kaq të gjatë?
Sekreti është po të shkosh mirë me familjen, më bashkëjetësën, gruan më fëmijë,  me jetë, ky është sekreti.

Ishim me çiftin Sulltane  dhe Shaban Gugashi, në Shën Valentin ju uroj një ditë të bukur me dashuri sepse dashuria sic e shihni edhe vete të shton jetën.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës

Amnistia penale/ EMRAT e të dënuarve që u liruan nga burgu i Vlorës