POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sulm në Kinë, burri qëllon me thikë 20 fëmijët e shkollës fillore në Pekin

Pamje nga vendngjarja

Të paktën 20 fëmijë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në kryeqytetin kinez në Kinë.

Sipas mediave vendase mësohet se një burrë i armatosur me thikë në një shkollë fillore në Pekin, ka lënë të plagosur 20 fëmijë që kishin plagë në kokë për shkak të prerjeve të marra. Drejtori i shkollës i tha pas ngjarjes prindërve se i dyshuari ishte një ish punëtor i pakënaqur i cili ishte shkarkuar, ndërsa një ish-koleg i tij pretendonte se ishte një kujdestar,transmeton Mirror.co.

Gjithashtu informohet se 3 prej nxënësve që morën plagë të rënda janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë ndërsa gjëndja e tyre paraqitet e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, njoftoi media shtetërore kineze transmeton Mirror.co.

Mediat kineze raportuan se sulmuesi ishte i armatosur me thikë. Ndërsa autoritet e shkollës  pohuan se ai ishte i armatosur dhe me një çekiç.

Mësohet se policia arrestoi agresorin pas sulmit të tmerrshëm që u zbulua  të martën në rrethin Xicheng të kryeqytetit pas orës 11:00 me orën lokale.

 

b.xh.
Komento