Sulmet nga opozita/ Ambasadori i OSBE-së: Puna e policisë në zgjedhjet e 2017, e lavdërueshme

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka vlerësuar rolin e policisë së shtetit në zgjedhjet e 2017. Gjatë aktivitetit 'Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor' ai theksoi se puna e efektivëve gjatë procesit zgjedhor të 2017 ishte e lavdërueshme, ndërkohë që opozita e ka sulmuar. "Isha këtu pikërisht dy vjet më parë dhe ju fola në atë kohësa u përket zgjedhjeveparlamentare të vitit 2017, duke e nxitur Policinë e Shtetit që ta kryente detyrën e vet me përkushtim për garantimin e zgjedhjeve të rregullta dhe të organizuara në përputhje me dispozitat ligjore. Kryet një punëtë mirë në vitin 2017 dhe sjellja juaj profesionale gjatëatij ciklit zgjedhor ishte e lavdërueshme.

Gjithashtu, keni shënuar shumë progresqë nga viti 2007, pra, që nga zgjedhjet vendore të 12 viteve më parë, të cilat përbëjnë një pikë referimi sa i përket sjelljes profesionale të policisë në zgjedhje. Që nga ajo kohë, të gjitha raportet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve kanë vënënë dukje rolin pozitiv të policisë gjatëgjithë procesit zgjedhor, rol të cilin presim që të vazhdoni ta luani.

Natyrisht, që të gjithëjemi të vetëdijshëm për klimën politike të krijuar në vend vetëm tre muaj para datës sëzgjedhjeve. Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisëështë thelbësor për garantimin e besimit publik në procesin zgjedhor duke luftuar të gjitha llojet e shkeljeve zgjedhore nga ana e individëve apo partive politike.

Debatet politike mund të shkaktojnëuljen e besimit publik në procesin themelor demokratik të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mirëpo, unë jam i sigurt se sjellja profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit, mund takompensojë këtë duke shtuar besimin te njerëzit se vota e tyre vlen vërtet dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë, të mbarë shoqërisë shqiptare" deklaroi ambasadori i OSBE-së. Bernd Borchardt pas deklaratave të tij të fundit dhe thirrjeve për PD-në dhe LSI-në që të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit është sulmuar nga opozita.

Ndërsa drejtori Ardi Veliu theksoi se Policia e Shtetit është një nga aktorët kryesor, për të siguruar një mjedis korrekt dhe të qetë në zgjedhjet e 30 qershorit. "Zgjedhjet për qeverisjen vendore në Shqipëri, më 30 Qershor 2019, do të jenë veprimtari dhe angazhime me rëndësi sociale për vendin tonë. Ky proces vlerësohet dhe ka vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për faktin e thjesht se është një tregues i rëndësishëm i ushtrimit të të drejtave  themelore të njeriut në një shtet demokratik, siç është e drejta e votës, si shprehje të një vullnet të lirë dhe të patjetërsueshëm nga askush.

Pa dyshim Policia e Shtetit është një nga aktorët kryesor, për të siguruar një mjedis korrekt dhe të qetë, për të ushtruar këtë të drejtë nga të gjithë votuesit, por edhe për të ruajtur e siguruar procesin zgjedhor nga pikëpamja e rendit, e sigurisë dhe krimeve zgjedhore.  Gjithmonë Policia e Shtetit ka vepruar dhe vepron në bazë dhe për zbatim të ligjit, edhe në këtë rast ajo ka si mision të saj, ruajtjen e rendit publik dhe hetimin e veprave penale vetëm në bazë e për zbatim të detyrave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe udhëzimeve të KQZ-së.

Shembull i qartë i kësaj janë proceset zgjedhore të viteve të mëparshme ku Policia e Shtetit i ka kryer më së miri detyrat e saj, e shprehur kjo dhe në raportet e strukturave të specializuara ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe nga partnerët tanë që asistojnë Policinë e Shtetit. Edhe për këto zgjedhje pritshmëritë për veprimtarinë e Policisë së Shtetit do të jenë cilësisht në rritje dhe të orientuara drejt zbatimit korrekt të ligjit. Këtij qëllimi i shërben dhe trajnimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, trajnim i cili fillon sot me drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit e do të vijojë më pas me të gjithë punonjësit që do të  përfshihen në këtë proces" deklaroi ai. 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme, nisën sot trajnimin e rreth 6,500 forcave të policisë, që do të jenë kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Trajnimi për rolin e policisë në zgjedhje filloi sot me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm. Më pas, do të bëhet trajnimi i trajnuesve, të cilët, në vijim, nga data 22 prill deri më 8 maj, do t’i kalojnë njohuritë e të tyre te të gjitha strukturat policore që do të përfshihen në zgjedhje.

Tryeza në Akademinë e Policisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 26/03/2019 22:18

    Vertet, opozta beson se problemi i zgjedhieve ne shqiperi eshte vetem poliia ? Policia ka patur dhe ka problemet e saj ,ne lidhie me zbatimin korrekt te detyres se percaktuar me ligj ,per mbarvajtjen e zgjedhieve .Policia ka pasur probleme me zgjedhiet ne fillimet e demokracise ,por sigurisht ka shkuar drejt permiresimeve ,dhe tani besoj se mund te pranohet nje permiresim i dukshem i ketij institucioni .Nese shikohet ndonj mangesi, tani ,ne polici, sigurisht jane duart jo te pastra te politikes ,te cilat trazojne policine ne interes te tyre . Problemi i zgjedhieve tani nuk eshte plicia ,por sistemi, i cili ka qen gjithmon problematik ,ngjer ne shkaterimin e zgjedhieve dhe te besimit .Ka qen sistemi i cili ka lejuar politiken te fut duar e kembe tek zgjedhesit ,duke bler voten e tyre te lire ,duke i njollosur fukarenjt per nje kothere e per nje rrecke .E me ne fund ,verdallisen e kapardisen keta faqezinj ,duke na bere edhe moral ,per shpirtmadhesi e per vyrtyte ,sikur te ishin vet zoti .Nuk besoj se problemi eshte ,te futet opozita ne zgjedhie apo jo ;problemi kryeso eshte :Te mos futet qevria ne zgjedhie ,pa e pastruar sistemin zgjedhor rrenjesisht e perfundimisht .Kyo eshte ceshtia zoteri ambasador .Nje qeverisie qe del nga zullumi ,zullumqare e shkaterimtare do jete ,jo vetem per populln por edhe per guret e rruges .Loja zhvillohet me rregulla ,nje per te gjith ,jo me prapaskena e me hipokrizira .Zoti i bekofte shipetar e te huaj . Amin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas