Sulmi kimik në Britani, flet krijuesi i agjentit nervor

Sulmi kimik në Britani, flet krijuesi i agjentit nervor

Moska vazhdon të mohojë autorësinë e sulmit me armë kimike në Salisbury, por jo vetëm: edhe ekzistencën e programit të armëve kimike “Novichok”.

BBC intervistoi Vladimir Uglev, një nga shkencëtarët që ndihmuan në krijimin e këtyre armëve kimike për ish-Bashkimin Sovjetik dhe 71-vjeçari nuk ka dyshime për lëndën e përdorur në Salisbury.

Ai sqaron se helmi i përdorur ndaj Sergei dhe Yulia Skripalit njihet në Rusi si “A-234” dhe jo “Novichok”, diçka që sipas tij e bën debatin për fajësinë një çështje semantike.

“Nuk ka dyshim se kundër tyre u përdor gazi ‘A234’. E dallova menjëherë nga të dhënat që pashë, si prania e fluorinësm apo pesha molakulare. Është substanca ime. E duke gjykuar nga pastërtia e saj mund ta kem prodhuar edhe me duart e mia. Këto lëndë s’kanë skadencë”, tha Vladimir Uglev, shkencëtar rus.

Uglev thotë se nuk ndihet aspak fajtor për përdorimin e armëve që ka krijuar, ndërsa shtoi se s’ka për t’u vërtetuar kurrë që Rusia ishte pas sulmit në Salisbury. Ai tha se qëllimi i programit të armëve kimike sovjetike ishte të krijoheshin substanca 10 herë më të forta sesa gazi nervor “VX” i Shteteve të Bashkuara, dhe ata bënë pikërisht këtë, shkruan tch.

Një trashëgimi vdekjeprurëse, që tashmë është në duart e Rusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht