Sulmi me tritol në banesë, flet vëllai i kryetares së komisionit të Vettingut: S'ka lidhje me detyrën e motrës

Sulmi me tritol në banesë, flet vëllai i kryetares së komisionit të Vettingut: S'ka lidhje me detyrën e motrës

Vladimir Mulaj dhe Natasha Mulaj, në fund djathtas vila ku u hodh tritoli

Vendosja e një sasie tritoli në banesën e Vladimir Mulaj, vëllait të kryetares së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, vijon të jetë ende pa autor (Lexo këtu). Policia dhe prokuroria e Tiranës prej një jave janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore, por në asnjë moment nuk është arritur të identifikohet dhe lokalizohet personi që ka hedhur sasinë e tritolit në oborrin e banesës së Vladimir Mulaj.

Nga pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, evidentohet një person që rreth orës 00:30 të datës 1 janar 2019, pikërisht në një moment kur Tirana ziente nga oshëtimat e fishekzjareve, afrohet pranë banesës ku jeton familja Mulaj, dhe ka hedhur sasinë e tritolit. Autori mban të veshur një xhup dhe në kokë kishte një kapuç. Nga karakteristikat trupore ka të dhëna se autori i këtij krimi të rëndë, është i moshës 20 deri në 25-vjeç.

Një burim pranë prokurorisë së Tiranës tha për “Shqiptarja.com” se personat kanë qënë mjaft të organizuar, pasi kanë menduar me detaje se si dhe në çfarë orar duhet të realizonin sulmin me tritol të banesës së Vladimir Mulaj. Tritoli është menduar të vihet në një moment kur banorët e Tiranës, po festonin me fishekzjarre momentin e ndërimit të viteve. Pikërisht në këtë moment ka shpërthyer dhe tritoli, i cili ka qënë i lidhur me një fitil zjarrpërcjellës.

Gjatë një bashkëbisedimi me Vladimir Mulaj, të dëmtuarin e këtij sulmi me tritol, ai tregon për “Shqiptarja.com” se ngjarja e ka tronditur por shton me bindje se ky sulm kriminal nuk ka asnjë lidhje me detyrën e motrës së tij Natasha Mulaj, që drejton Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Vettingut.

“…Ju siguroj që detyra e motrës time me këtë rast nuk ka asnjë lidhje. Ne si familje nuk gjejmë asnjë arsye që detyra kyçe e saj, të jetë bërë shkak për këtë ngjarje. Ne e përjashtojmë në mënyrë kategorike këtë pistë…”- ka pohuar Vladimir Mulaj. Më tej ky i fundit shton se kanë dyshimet e tyre për këtë ngjarje dhe të gjitha hamëndësimet ja kanë deklaruar prokurorisë dhe policisë.

Mulaj shprehet se ngjarja mund të lidhet për një konflikt gjyqësor që ka lindur për një pronë në Tiranë, dhe dyshimet e tyre bien vetëm në këtë rast. “Nuk ka asnjë lidhje borxhi financiar, bizneset e mia apo detyra e motrës në KPA. Para disa muajsh kemi pasur një konflikt gjyqësor për një pronë në Tiranë, ku unë në këtë process gjyqësor jam avokat. Dyshojmë se mund të ketë lidhje sulmi me tritol me këtë ngjarje”- thotë Vladimir Mulaj.

Çështja momentalisht është në polici dhe prokurorinë e Tiranës ku po hetohet me shpresën e identifikimit të autorit të krimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit