Sulmi terrorist në Strasburg, policia franceze në kërkim të autorit

Një ditë pas sulmit terrorist që ndodhi në Strasburg, ku një person të armatosur hapi zjarr në një treg të Krishtlindjeve në qytetin lindor të Strasburgut, Franca ka ngritur nivelin e alarmit duke përforcuar kontrollet kufitare, për të garantuar më shumë siguri në vend.

 Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 3 persona dhe plagosi 11 të tjerë, pas një sulmi terrorist në qytetin verilindor të Francës, raporton euronews.

Mësohet se autori i dyshuar i sulmit 29 vjeç, i cili ka qenë i skeduar edhe më herët nga shërbimet e sigurisë ,franceze ka arritur  t’ia mbathte pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Një ditë më parë autoritet vendase, identifikuan të dyshuarin si Çerif Chekat, 29 vjeç lindur në Strasburg, i cili ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës si ekstremist dhe një rrezik potencial për sigurinë.

"Kërkimi po vazhdon",ka thënë  Zëvendësministri i Brendshëm Laurent Nunez në Francë, në një prononcim të tij. I pyetur nëse i dyshuari mund të jetë larguar nga Franca, ai tha: "Kjo nuk mund të përjashtohet.", sipas mediave vendase

Sipas mendave vendase 29 vjeçari autori i dyshuar i sulmit është i njohur nga autoritetet si ekstremist i dyshuar, u arratis pasi u plagos rëndë.  Mësohet se prokurorori kundër terrorizmit në Francë ka hapur një hetim, ndërkohë rreth 350 oficerë janë të përfshirë në kërkim të personit të armatosur.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm, francez Christophe Castaner shpalli më herët ngritjen e gjëndjes së alarmit duke deklaruar, se janë shtuar masat dhe kompetencat e policisë duke krijuar shkallën më të lartë të sigurisë në vend .

Kryetari i Bashkisë së Strasburgut, Roland Ries, është deklaruar se tregu i Krishtlindjeve do të mbahet i mbyllur gjatë të mërkurës. Mbrëmjen e së martës, një sulm terrorist ndodhi në një nga sheshet qendrore të qytetit, “Place Kleber”, në Strasburg, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 11 të tjerë u plagosën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb