Superliga/ Ekipet shqiptare zhgënjejnë në Europë, Andorra mori më shumë pikë

Superliga/ Ekipet shqiptare zhgënjejnë në Europë, Andorra mori më shumë pikë

Ekipi i Kukësit

Futolli shqiptar ka zhgënjyer totalisht në kupat e Europës, krahasuar me vendet e tjera që kanë qenë poshtë kampionatit shqiptar ose njësoj me Superligën tonë.

Paraqitjet e skuadrave tona këtë sezon kanë qenë si mos më keq, duke ulur shumë Shqipërinë në renditjen vjetore të Europës. Vetëm një fitore e Laçit, tre barazime të Kukësit e kanë katandisur Shqipërinë me koeficientin vjetor 0,750. Një koeficient shumë i ulët, pasi Partizani dhe Luftëtari nuk morën dot pikë.

Të kuqtë i humbën të dyja ndeshjet me Mariborin dhe nuk shënuan dot gol, ndërsa gjirokastritët u mundën thellë 5-0 në ndeshjen e parë, ndërsa barazuan 3-3 në kthim, por kjo ndeshje mund të hetohet nga UEFA. Në këto kushte, Shqipëria parakalohet këtë vit nga Andorra, që ka një koeficient 0,833, Gjibraltari që ka grumbulluar 1,000 pikë, ndërsa Ishujt Faroe janë me 1,125 pikë.

Shqipëria rezulton të jetë e 47-a në 55 vende pjesëmarrëse në turnetë europianë në këtë sezon. Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, nëse klubet e të tjera kualifikohen në Europë, aq sa mund të zbresim të 52-ët.

Një dështim i vërtetë i Shqipërisë në Europë, që fatmirësisht do të jetë e 37-ta në renditjen e 52 shteteve, por kjo arritje është për shkak të paraqitjes së ekipeve në pesë sezonet e shkuara. Skënderbeu dhe Kukësi kanë mbajtur lart flamurin e kampionatit shqiptar, deri diku edhe Laçi, ndërsa skuadrat e tjera kanë zhgënjyer nga sezoni në sezon.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët