Supersfida e javës së 10, flasin protagonistët e Partizanit dhe Skënderbeut

Duhet të ishte hakmarrja e Partizanit, por Skënderbeu duket se ia ka marrë dorën të kuqve. Korçarët falë fitores 0-2 në kryeqytetet kanë marrë kryesimin e Superligës pikërisht duke parakaluar skuadrën e kuqe. Në përfundim të takimit trajneri i të Partizanit, Skënder Gega, u shpreh se skuadra e tij ishte e pafat dhe se kjo ndeshje nuk duhet bërë dramë.

“Ky është futbolli, fiton ndeshje që nuk meriton, por mund edhe të humbasësh atë që meriton. Do vazhdojmë të punojmë, grupi është jashtëzakonisht mirë, është një goditje pasi luajtëm në fushën tonë dhe para tifozëve tonë. Do mundohemi të bëjmë kthesën që në ndeshjen me Kamzën.

I të njëjtit mendim me trajnerin ishte edhe Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm I Partizanit.

“Unë mendoj se humbja të ndihmon që të rritesh si ekip, nuk është fundi I botës, madje të bën edhe më të fortë. Mëson nga gabimet e tuaja që të jesh I përgatitur në çdo ndeshje. 

Orges Shehi ndërkohë, trajneri i Skënderbeut, deklaroi se çelsi I fitores ishin lojtarët me eskperiencë.

“Përveç disa minutava në pjesën e parë e kemi patur lojën në kontroll, në ekilibër. Kemi tentuar që ta ndëshkojmë kundërshtarin dhe ia kemi arritur. Ndoshta vendosi eksperienca e lojtarëve tanë pasi në tillë ndeshje lojtarët me eksperiencë luajnë një rol të madh.”

Për presidentin Takaj kundër Partizanit me rëndësi ishte loja e bukur.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe e luftuar. Luanin vendi I parë me vendin e dytë, të dy skuadrat kërkonin fitoren, fitoj Skënderbeu dhe kjo ishte e rëndësishme.”

Kjo ndeshje nuk kaloi edhe pa një mesazh politik. Në një banderolë të shpalosur nga tifozët e Partizanit shkruhej “një grek më pak, një bastard më pak”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës