Supersfida Francë-Gjermani në Ligën e Kombeve, Low rrezikon shkarkimin

Supersfida Francë-Gjermani në Ligën e Kombeve, Low rrezikon shkarkimin

Nga ndeshja e parë mes Gjermanisë dhe Francës

Në “Stade de France” të Parisit kampionët e botës do të presin sonte Gjermaninë në një sfidë tepër interesante të vlefshme për Ligën e Kombeve. “Gjelat” do të synojnë tre pikët ndaj një Gjermanie të plagosur e cila vetëm pak ditë më parë u mposht 3-0 nga Holanda. Në rast të arritjes së objektivit në këtë 90 minutësh Franca do të hidhte një hap të sigurtë drejt “final-four”, ndërsa Joachim Low që është pranë shkarkimit me siguri do të largohej pas 12 vitesh nga “panzerat”.

Edhe statistikat flasin në favor të ekipit të Deschamps. Në 30 ndeshjes mes këtyre dy skuadrave Franca ka fituar 13-t, 8-t janë mbyllur në barazim dhe 9 janë fituar nga Gjermania. Në prag të takimit, trajneri i “gjelave” që dje festoi 50-vjetorin është shprehur: “Gjermania është një epik i fortë. Është sigurisht një rezultat negative ai 3-0 kundër Holandës, por unë e pashë me detaje lojën dhe Gjermania ishte dominuese”.

Ndërkohë trajneri i “panzerave”, Joachim Low, ka deklaruar: “Kam folur me lojtarët pas humbjes në Amsterdam dhe janë shumë të zhgënjyer. Tani do të luajmë kundër kampionëve të botës dhe duam të fitojmë. I gjithë përqendrimi ynë është në këtë sfidë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore