Surpriza në emisionin ‘Pa Gjurmë’, pas 27 vitesh nëna gjen vajzën e saj

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv arriti mbrëmjen e sotme që të gjente vendndodhjen e vajzës, e cila ishte birësuar para 27 vitesh.

Nëna, Lejmone Jahaj bëri publik rastin mbrëmë në Report Tv, ndërsa akuzoi vjehrrën se i kishte falsifikuar dokumentet duke firmosur për birësimin pa dijeninë e saj para 27 vitesh.

Stafi i emisionit ‘Pa Gjurmë’ nisi kërkimet nga momenti që është birësuar duke arritur që të gjejë vajzën, që tashmë nga Matilda quhet Maria dhe është e birësuar në Janinë.

Vajzës i është ndryshuar ditëlindja, por edhe emri, ajo është 31 vjec, ka mbaruar studimet e lartë dhe është fejuar. Vajza nuk komunikoi me nënën e saj, pasi prindërit që e kanë birësuar nuk i kanë treguar ende të vërtetën.

Është një kënaqësi e madhe, tani do të ngopem. Faleminderit shumë. Jam mirënjohës. Edhe sikur të mos më duash, dua të dish që nuk të kam harruar, të kam kërkuar, sa gurë ka dheu, aq herë të kam kërkuar. Fëmija të fut atje ku nuk....faleminderit për emisionin. Nuk kam lënë vend pa kërkuar, faleminderit ju për emisionin. Nënat të vijnë të kërkojnë ndihmë këtu.

Lejmone Jahaj

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv do të vijojë që të ndjekë rastet e shqiptarëve të humbur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974