Surprizon Vuçiç: Pajtohem për rishikimin e kufijve me Kosovën, kjo është politika ime

Surprizon Vuçiç: Pajtohem për rishikimin e kufijve me Kosovën, kjo është politika ime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se pajtohet për rishikimin e kufijve me shqiptarët në Kosovë.  

"I qëndroj idesë për rishikimin e kufijve me shqiptarët" - është shprehur presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç. "Zgjidhja për Kosovën dhe Metohinë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo e njëanshme siç dikush mendon që të jetë e tillë", është shprehur Vuçiç. "Unë i qëndroj kësaj ideje dhe s’kam përse ta fsheh dhe sigurisht flas edhe në emër të partisë politike që përfaqësoj dhe nëse do të mbështetet apo jo nga populli, unë sërish jam për rishikim të kufijve me shqiptarët" - tha Vuçiç para gazetarëve në qytetin e Shid-it ku vizitoi fabrikën e nënprodukteve të mishit.

"Nëse kemi një territor që nuk dihet sesi trajtohet dhe kujt i përket, gjithmonë lypset të jetë burim i konflikteve dhe problemeve të mundshme", ka sqaruar Vucic. "A mundemi të jemi të suksesshëm në planin për rishikimin e kufijve, nuk varet vetëm nga ne, u shpreh Vuçiç, duke dhënë shembullin se për tangon, nevojiten dy persona. "Zgjidhja për Kosovën dhe Metohinë nëse do të ketë, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo e njëanshme dhe jo me pasoja ashtu si dikush mendon", u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb u shpreh se në diferencë nga Thaçi dhe Haradinaj dhe disa prej vendeve perëndimore, ata dhe publiku vendas janë në dijeni se ata kurrë nuk kanë qenë pjesëmarrës në bisedime dhe nuk kanë biseduar për këtë cështje. Vuçiç kështu nuk ka dashur të shprehet më hollësishëm për këtë temë sepse do të shkatërronte sipas tij, pozitën e Sërbisë. "Nuk jam i papërgjegjshëm dhe nuk dua të dal me deklarata të mëdha patriotike", është shprehur ai duke vazhduar se në aktivitetin e tij ai ka punuar vetëm për interesin më të mirë të Sërbisë.

Presidenti serb u shpreh se e ka të qartë se çfarë mendon kur ndodhet afër një zgjidhje të prekshme. "Plani duhet të jetë i gjithëpranueshëm dhe më shumë se kaq dhe jo të jetë i njëanshëm". Vuçiç u shpreh se nuk mund të flasë për çfarë do të bisedojë me shqiptarët e Kosovës sepse kjo është të luash me karta të hapura. Ai garantoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme as referendum më 4 nëntor ashtu siç spekulohet nga opozita serbe.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili lançoi tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës me Serbinë. Thaçi propozoi referendum për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndërsa kritikët e quajtën këtë si pazar me Serbinë e cila kërkon me ngulm Veriun e Kosovës. Kundër Thaçit është pozicionuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se cenimi i kufijve të Kosovës çon në luftë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 09/08/2018 18:05

    Normal qe pajtohet ky se me fitim do dale do marri dhe Mitrovicen e ta leje Kosoven me gisht ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen