Suxho, kapiteni nga Shqipëria i
skuadrës amerikane në Olimpiadë

Suxho, kapiteni nga Shqipëria i <br />skuadrës amerikane në Olimpiadë
Shqipëria u nis drejt Lojërave Olimpike Londër 2012 me 10 lojtarë të cilët do të përfaqësonin vendin në arenën e sportistëve nga vendet e tjera të botës...edhe pse aktualisht na përfaqësojnë vetëm 2 lojtarë, pasi 8 prej tyre nuk ia dolën në këtë rrugëtim.

Por, një informacion, ndoshta jo i ditur nga të gjithë ne, na vjen nga ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka publikuar në faqen zyrtare të saj në Facebook, një shkrim në lidhje më talentin shqiptar, Donald Suxho.

Ambasada njofton se 36 vjeçari nga Korça, është kapiteni i ekipit amerikan të volejbollit në Lojërat Olimpike.
Shkrimi nis pikërisht kështu: “A e dini që kapiteni i ekipit amerikan të volejbollit në Lojërat Olimpike është shqiptar? Ai quhet Donald Suxho dhe ka lindur në Korçë në 1976”.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të skuadrës Amerikane në Lojërat Olimpike, është e publikuar biografia e kapitenit shqiptar, të cilën e menduam të arsyeshme tua paraqesim edhe ju, për të njohur edhe më mirë shqiptarin, që edhe pse në mënyrë indirekte, na përfaqëson në arenën e Olimpikeve.

Donald Suxho ka lindur në Korçë në 1976. Ai nisi të luante me skuadrën shqiptare të rinjve dhe më pas për klubin Skënderbeu dhe Kombëtaren Shqiptare të Volejbollit, në të cilën ishte trajner babai i tij, Petraqi Suxho(i cili ishte asistent për ekipin kombëtar shqiptar dhe trajner i ekipit kombëtar të rinjve të vendit kombëtar).

Donald u martua me Eleni Gkrtsaniouk në gusht të vitit 2011 në Ukrainë dhe ka një djalë, i cili quhet Shane, lindur në vitin 2001. Vëllai i Donald, Rando, gjithashtu ka luajtur volejboll në Shqipëri.
Suxho studioi në shkollën “Koci Bako” në Korçë. Ai ka luajtur futboll e gjithashtu ka qenë edhe notar.
Kapiteni, Donald Suxho shkoi në Amerikë në vitin 1996 dhe ka jetuar në Massachusetts, ndërsa kërkonte për një kolegj. I pëlqen alpinizmi, noti, filmat dhe udhëtimi.

Një nga momentet më kuptimplota në jetën e tij, ishte zgjedhja për të luajtur volejboll në USC, sepse “Unë jam ky që jam për këtë shkak” thotë ai. “Në jetë përpiqem të jem një njeri sa më i mirë dhe t’i jap djalit tim një jetë më të mirë sesa timen”, lexohet në biografinë e Donal Suxho në faqen zyrtare të skuadrës amerikane të volejbollit.

Pasuria më e çmuar janë "biri im dhe familja ime" ... Një nga kujtimet e tij të fëmijërisë është udhëtimi për herë të parë drejt Bullgarisë. Pushimet preferon t’i kalojë në Tahiti.

“Nëse do të fitoja llotarinë, do t’i blija prindërve të mi gjithçka do të donin, do të hapja një llogari bankare për djalin tim dhe do të udhëtoja nëpër botë me miqtë e mi. Veten do e përshkruaja si i shoqërueshëm, gazmor dhe pa shumë pretendime”, thotë Donald.

Ndërsa Shqipëria deri më tani nuk ka triumfuar me përfaqësuesit e saj në Lojërat Olimpike Londër 2012, Donald Suxho, në një mënyrë apo tjetër, po i rikthen fitoren vendit të tij, edhe pse është kapiten i një ekipi amerikan.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce

Pagë 'sheiku' në Arabi, Edin Dzeko kërkon largimin nga Fenerbahce