POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Së shpejti baba, Mozzik bën dedikimin emocionues për të voglin

Reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana Zefi

Çifti më i njohur i showbizit, Loredana dhe Mozzik, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar këtë lajm, dyshja u pa në një supermarket dhe gjithë vëmendjen e rrëmbeu barku i rrumbullakosur i Loredanës.

Ditën e sotme para pak minutash reperi ka postuar një foto në Instastory ku tregon sakrificat që bën një baba për të ardhmen e fëmijës.

Foto e publikuar nga Mozzik

Në foto shihet prindi i shtrirë duke ndihmuar të kalojë fëmijën e tij nga errësira në të ardhmen e ndritur. Duket si një dedikim për të voglin që ende nuk ka ardhur në jetë.

fl.mi.
Komento