Të mërkurën Greqia merr
Presidencën e radhës të BE-së

Të mërkurën Greqia merr<br />Presidencën e radhës të BE-së
GREQI- Greqia merr të mërkurën presidencën e BE-së për periudhën gjashtëmujore, një sfidë për shtetin helen ndërsa vendi po mundohet të kapërcejë krizën ekonomike, më pas sfida e radhës janë zgjedhjet europiane që rrezikojnë ta nxjerrin nga Bashkimi Europian pas gjashtë viteve të krizës.
 
“Unë nuk mendoj se kjo presidencë mund të jetë po aq e qetë sa të tjerat”, deklaroi Zsolt Darvas, ekonomist në Institutin Bruegel në Bruksel.
 
“Do të jetë një periudhë shumë e vështirë për Greqinë, për shkak të problemeve të saj dhe presionit të ushtruar në axhendën e saj nga zgjedhjet në Parlamentin Europian”, tha ai.
 
“Euroskeptikët nga të gjitha anët, të përforcuar nga dëmet sociale të krizës, pritet në fakt të bëjnë progres gjatë zgjedhjeve europiane të planifikuara për më 22 deri më 25 maj.
Sipas një sondazhi IFOP të muajit tetor FN mendohet të marrë më tepër vota në Francë.
 
Në Greqi, Syrizia, partia e majtë radikale që dëshiron të sigurojë nga kreditorët e vendit (BQE, BE dhe FMN) “një reduktim të ndjeshëm” të borxhit të vendit, me rrezikun të vërë në mëdyshje tregjet, është numri një, përpara “Demokracisë së Re” të kryeministrit Antonis Samaras.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave