Të nderuarit

Të nderuarit
Një listë e të nderuarve të kombit i ngjan një antologjie letrare. Gjithkush ka në mendje disa emra qe mund të mos i ketë një tjetër.Prandaj antologjitë gjykohen më mirë jo nga emrat e përfshirë por nga emrat e papërfshirë. Përshembull, nëqoftese dikush, privatisht, vendos të hartojë një antologji të poezisë shqipe dhe le jashtë Migjenin, kjo antologji është me cen pavarësisht se autori I antologjisë mund të mbrohet me maksimat e njohura “shijet nuk dikskutohen”, “shijet janë subjektive”, e tjerë. Ka gjithmonë shkrimtarë dhe artistë, madhështia e të cilëve është objektive,e çertifikuar nga kritika e kualifikuar përgjatë kohës. Ata qëndrojnë përtej subjektivizmit të çdo lloji. Një individ nuk e ka të detyrueshme të respektojë patjetër këtë parim në zgjedhjen e tij, duke shkelur mbi parapëlqimet e veta. Por një institucion zyrtar e ka të detyrueshme ta respektojë. Në përqasje me antologjitë, edhe listat e të nderuarve të kombit, si këto që kanë lulëzuar në 100 vjetorin e Pavarësisë, gjykohen nga emrat që mungojnë. Në listen e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli , që u shpall para pak ditësh, shohim që mungojnë mjaft emra nga ata që në hierarkinë e vlerave në fushat përkatëse qëndrojnë në majat më të larta, si Fan Noli, Migjeni, Lukë Kaçaj, At Zef Pllumi…

Mungesa e tyre ma merr mendja shembull titulli "Nderi i kombit", si titulli më i lartë që jepet në Shqipëri nga viti 1994 e këndëj. Kështu do të kishin hyrë në listën e të nderuarve të Kuvendi edhe emrat e At Zef Pllumbit dhe Lukë Kaçaj, vlerësuar të dy me titulli "Nderi i kombit", si figura shumë të lart të kulturës dhe artit, njëherësh edhe si disidentë të mirëfilltë të diktaturës komuniste, dënuar me njezet e pesë vjet burg i pari dhe dhjetë vjet i dyti. Se kush është At Zef Pllumi dhe çfarë përfaqëson ky bir i Malësisë së Madhe dhe Shëngjinit në letërsinë, publicistikën dhe memeorialistikën shqiptare e kanë thënë dhe shkruar me dhjetra penda të arta brënda dhe jashtë vendit. Do të mjaftoheshim me permendë Ismail Kadarenë. Në parathënien që ka shkruar për librin monumental të at Zef Pllumit 'Rrno veç me tregue" , Kadare vajton faktin se nuk e njohu me herë këtë figurë të rrallë të letrave, të cilin e krahason me Lasgush Poradecin. Ndërkaq referencat krahasuese brënda vendit mungojnë për Lukë Kaçajn.

Të gjithë artistët seriozë të muzikës e konsiderojnë jashtë serie. Deri edhe salierët e tij ashtu e konsiderojnë, kur vjen puna me folë për dhuntitë e rralla që i kishte falë natyra për të kënduar, dhunti të cilat ai e përpunoi dhe i ngriti në lartësinë e artit të madh në shkollat dhe skenat më të mira të rinisë dhe pjekurisë së tij artistike. Qe njohur si Shaljapini i Ballkanit. Thirrja e gjakut e ktheu në atdhe. E çmonte si një stoli të vendit talentin e tij, por do të binte në kurthin që sistemi totalitar i antivlerave i ngre orë e çast gjenialitetit. Ka qenë e turpshme, për të mos thënë kriminale , ajo që ndodhi me Lukë Kaçajn kur Presidenti Bamir Topi i akordoi titullin "Nderi faqësues dhe gjithpërfshirës, nuk i lejohet të bëjë tjetër. Tolerohet të përfshijë ndonjë të nuk e ka vendin mes të medhenjve, por nuk i lejohet të lerë jashtë të mëdhenj. Kuptohet se lista e Kuvendit është e zonjës Topalli, një përzierje e disa emrave të merituar e të pashmangshëm me disa emra të shijeve dhe njohjeve të saj.

 Është rasti tipik ku shijet apo edhe ndjesitë përsonale konfondohen me detyrat institucionale, duke prodhuar një gjë që nuk mund të mos dalë e gjymtuar. Për t'i dhënë hijeshinë e kompletua kësaj liste, në mungesë të insfrastrukturë dhe tagrave të tjera, zonjë Topalli mund të ishte mbështetur me përparësi, sëpaku për njerëzit e kulturës, në emra që kanë kaluar bashkë me veprën e tyre nëpër filtra estetikë dhe institucionalë më të njohur që ka vendi, siç është përkrijon një ndjesi të keqe edhe atyre të gjallëve që meritueshëm janë përfshirë në atë listë, si Ismail Kadare, Driteri Agolli, Fatos Arapi, e ndonjë tjetër. Nuk do të më kishte bërë përshtypje kjo gjë dhe nuk do të ulesha për të shkruar, sië po shkruaj, nëse zonja Topalli do të kishte dale me një listë të shijeve të saj personale dhe ta publikonte si të tillë. Por lista është publikuar në emër të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky fakt e ngatërron lëmshin. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka infrastructure për gjëra të tilla, siç ka Presidenti I Republikës, përshembull. Edhe po të jetë frymëzuar Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë për të bërë lista të nderuarisht - apelativ I hapur dhe i pakuptimtë në raport me përcaktimet ligjore të materies- nuk dimë të jetë ngritur ndonjë grup pune që do të punonte me disa kritere të qarta për të kompiluar një listë pa mungesa të atij që mund të ishte panteoni ynë kombëtar. Posaqë i futet kësaj pune, Kuvendit si institucion teorikish përi kombit" në vitin 2008. Salierët e tij organizuan një concert në të nëjtën ditë për të zhurmuar rikthimin posmortum të Lukës në altarin e vlerave. Në kostumin instiucional Krytarja e Kuvendit nuk mund të mos e përfshinte Lukë Kaçajn në listën e të nderuarve të 100 vjetorit pa ekspozuar ose padijeninë, ose tendenciozitetin e pakuptimtë. Lukë Kaçaj nuk është nga ata që harrohen.

Ose përjashtohen ose vendosen në krye. I tillë është dimensioni i tij artistik dhe intelektual. Për Fan Nolin, që bëri pagëzimin e gjuhës shqipe në lartësinë e veprës gjeniale të Shekspirit në një Shqipëri pothuajse analfabete nuk kam çfarë të shtoj më shumë se sa ka thënë për të Faik Koncia që e pati vënë me perulësi në katedrën e të ngjashmëve të tij të Rilindjes italiane apo Eqerem Çabej që e konsideronte "Anteun e literatures sonë". Po ashtu edhe për Migjenin, i pari poet modern shqiptar që "rrjedh nga pasardhësit"- fraza më lakonike dhe më kuptimlote e poetit Rudolf Marku për këtë "uragan të ndëprerë" të letrave tona, siç ka shkruar Kadare. Në fjalën që ka mbajtur në ceremoninë përkatëse, ku gjymtimit të listës i është shtuar edhe gymtimi i mospjesmarrjes së shumë prej të shquarve që janë gjallë ( dhe s'mund të ndodhte ndryshe pasi të medhenjtë, edhe kur nuk duhen, jetojnë brënda solidaritetit të talentit) kryetarja e kuvendit ka thënë për listën e saj se "shpesh dhe i kemi harruar, kemi kaluar anash pa i përshendetur, i kemi bishtnu pa I dhënë dorën.

Ne jemi borxhlinjtë. Lavdia e tyre nuk ka nevojë për asgjë. E jona ka nevojë për ta" . Personalisht do t'i kisha dhenë një punë tjetër atij apo asaj që ka shkruar këto fraza që ziejnë nga përulësia e mendjemadhesisë. Por sidoqoftë, janë fjali që mund të perdorën për të harruarit apo të përjashtuarit e listës Topalli . Për tu korijguar sa më shpejt të jetë e mundur.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim

Shkodër, sekuestrohen 37 mijë e 336 kubikë me fidanë kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim