Të shijosh "Peroni Nastro Azzurro"
në rezidencën e Ambasadorit të Italisë

Të shijosh "Peroni Nastro Azzurro"<br />në rezidencën e Ambasadorit të Italisë
TIRANE - Nuk do të kishte vend më të mirë për të shijuar birrën më të famshme italiane, Peroni Nastro Azzurro, se sa në Rezidencën e Ambasadorit të Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani. Të enjten në mbrëmje, u shkrinë, në ngrohtësinë e një feste sipas stilit italian, mikëpritja dhe stili unik arkitekturor që ofron Rezidenca e Ambasadorit Italian në Tiranë, me elementët e veçantë të “Peroni Nastro Azzurro”.

Pak ditë para ditëlindjes së Tij, Ambasadori i Italisë në Republikën e Shqipërisë, Massimo Gaiani hapi dyert e Rezidencës për të mirëpritur “Peroni Nastro Azzurro”. Mikpritja e shtëpisë diplomatike dhe shija e birrës superiore italiane mblodhën së bashku qindra të ftuar në këtë organizim të përbashkët të Ambasadorit të Italisë Massimo Gaiani dhe kompanisë “Euronuovo”, e cila ka eskluzivitetin në importin dhe distribucionin e Peroni Nastro Azzurro.

Ishte menduar që të ishte birra Peroni Nastro Azzurro dhe jo deti, ajo që i bashkoi në këtë aktivitet fqinjët e përjetshëm.

Euronuovo, kompania që mundësoi shijimin e kësaj birre speciale në këtë promovim të paharrueshëm, është pjesë e “Eurolab Internacional Grup”, lider në importin dhe distribucionin direkt të artikujve “Made in Italy” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Euronuovo, përfaqëson rezultatin e përpjekjeve që nisën me modesti 18 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, duke mbërritur në një standard të avancuar biznesi .

Në vijim të një tradite tashmë të konsoliduar, në mbështetje të zhvillimit dhe promovimit të biznesit shqiptar nëpërmjet markave “Made in Italy”, Ambasadori italian Massimo Gaiani, hapi shtëpinë e tij për të festuar mes miqsh, në stilin e vërtetë italian. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin njerëz të njohur të diplomacisë, politikës, medias, përfaqësues të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare.

Shtëpia e Ambasadorit Italian u shndërrua në një ambient tepër festiv nën tingujt e muzikës, ndriçimit simbolik të “Peroni Nastro Azzurro”, ngjyrimeve të shumta artistike, e normalisht edhe trokitjes së vazhdueshme të gotave e shisheve të “Peroni Nastro Azzurro” në duart e të ftuarve, që nuk rreshtin së shijuari gllënjkat e kësaj birre superiore.

E freskët, me një shije unike, “Peroni Nastro Azzurro” është aperitivi më i dashur për një tavolinë tipike italiane. “Peroni Nastro Azzurro” është një nga markat më të suksesshme të birrës në botë, e cila konsiderohet si Diamanti i portofolit “SAB Miller Group”, një ndër kompanitë e para në botë në prodhimin e birrës.

Në të vërtetë, Peroni Nastro Azzurro, është një markë e njohur ndërkombëtare, prezente në pesë kontinente. Tregjet kryesore të saj përfshijnë Britaninë e Madhe, Australinë, SHBA-në, Francën, Spanjën, Japoninë, Hong Kongun dhe natyrisht në shtëpinë e saj Itali.

“Peroni Nastro Azzurro” pasqyron stilin e vërtetë italian në një shishe. E prodhuar dhe e ofruar me një mënyrë elegante, kjo trashëgimi italiane e pozicionon “Peronin” në tregun botëror, si një ndër markat më sfiduese të birrës. Sot, “Peroni Nastro Azzurro” ofrohet, vetëm nga “Euronuovo”, në baret dhe restorantet më të mira në Tiranë , në vendpushimet më elegante të bregdetit Adriatik dhe Jon.

Vazhdoni të shijoni këtë eksperiencë unike në stilin e vërtet italian.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë