Të venë lajmërimin ‘Ballshi ka vdekur’,
historia e dhimbshme e familjes Ramaj

Të venë lajmërimin ‘Ballshi ka vdekur’,<br />historia e dhimbshme e familjes Ramaj<br>
Beteja për mbijetesë e familjeve që jetojnë në zonën me nëntokën më të pasur në Ballkan është e hershme. Report tv ka udhëtuar drejt Ballshit, qytetit të naftëtarëve për të demonstruar jetesën e familjeve në këtë zonë.

Familja Ramaj e cila përbëhet nga 3 pjesëtarë, që prej mbylljes së uzinës së përpunimit të thellë të naftës  përballet çdo ditë me pyetjen “Me çfarë do të ushqehemi sot?”. 

Drita Ramaj, zonja e shtëpisë tregon për Report tv se që kur djali i  saj, 31 vjeçar Emiljano mbeti i papunë ajo nuk di më se çfarë të gatuajë. “Prapë supë, prapë fasule, po çfarë të bëj...”, tha Drita.

f. speciale

Emiljano rrëfen si e kalon ditën në qytetin e Ballshit tani që është i papunë... “Ngrihemi në mëngjes, ky është një qytet aq i vogël, të ofron shumë pak mundësi. Dalim vetëm  shkojmë në qendër poshtë, po patëm ndonjë 5qindshe pimë kafe, po nuk patëm vijmë vërdallë... Kjo është mundësi e Ballshit, 1 km rrugë. Në orën 7 jemi në shpi..Ballshi është i mbyllur, s’ka jetë Ne nuk u bëmë as trafikantë, as prindërit as unë.. dhe kjo është fatkeqësia më e madhe”, tregon 31 vjeçari.

f. speciale

500 mijë lekë ishte rroga që merrte Emiljano si naftëtar, por si i menaxhonte ai paratë kur punonte në uzinë?

“Menaxhimi i lekëve i thjeshtë ishte, shpenzime të vogla që i duhen familjes apo personalisht, duke mos gëzuar asgjë se këto qejfet, plazhrat që i bëjnë këto djemtë e bejve në Tiranë t’i shikojmë në telefona apo televizorë, po mjaftueshëm që të jetojmë, të hamë pimë të vishemi.. dhe të flemë në orën 7 që mbyllet Ballshi”, tha ai.

Për të ardhmen, Emiljano nuk ka asnjë perspektivë.. “31 vjeç duke mos marrë asnjë iniciativë për t’u bërë edhe familjarë se është e pamundur në këto kushte. Është hera e dytë që na ndodh kështu, vemi në punë 5 muaj dhe pastaj ngelemi prapë siç kemi ngelur një vit.. edhe histori e përsëritur“.

f. speciale


Si e mendon ai vazhdimësinë e jetës? “Eee atë nuk po gjej dot si mund të vazhdoj.. të iki jashtë ku të shkoj.. të vij në Tiranë, do punosh ne s’kemi profesion, ai profesion që unë kam nuk vlen jashtë uzinës, po unë atë kam tani. Të filloj shkollën prapë, unë 31 vjeç. Edhe të fillosh, duhen shpenzime. Këtu janë prerë shpresat për të ardhmen ose na ka mbyllur ne ajo zymtësia edhe nuk mundemi më të hedhim ndonjë hap tjetër... Nuk e di, po unë e shoh shumë të zymtë, një qytet që në 6 e 30 që bie errësira, gjithçka merr fund”, rrëfen naftëtari.

Ndërsa mamaja e tij, përveç vështirësive ekonomike shqetësohet për të ardhmen e Emiljanos..

“Stresi të ha, të bluan nga brenda. Shiko plaket djali para nënës, pse? Vetëm nga stresi.. ka më keq ku të shkoj. Të dhemb shpirti, po skam ça bëj, skam forcë. Ti thuash vetes pse jam gjallë... S’i them dot se  martohu, ca ti them, qysh ti them. Janë kushte të tjera, unë mund të rroj me hiçgjë, mund ta vesh çorapen e qepur po nuses si them dot se është tjetër sistem..  Mua më dridhet goja t’i them djalit të më blejë një pako aspirina, 30 lekë bën për të qetësuar dhimbjen e këmbës... Nuk kam lekë të shkoj për shërbim trupit tim dhe më vjen keq se as djali nuk shkon për një kontroll trupit qysh është me aq vite në uzinë. Nëse nuk punon uzina, kemi vdekur. Le të venë lajmërimin “Ballshi ka vdekur”, tregon zonja Ramaj.

f. speciale

Sipas 31 vjeçarit të punuarit në uzinë është e vetmja zgjidhje. Edhe babai i Emiljanos është i shqetësuar jo vetëm për mirëqenien e familjes së tij, por edhe për situatën që gjendet i gjithë qyteti i Ballshit.

“Këtu në Ballsh shkelim flori me këmbë dhe jemi pa bukë”, tregon ai.

f. speciale

Kjo jetesë nuk është vetëm për familjen Ramaj, por edhe për qindra familje të tjera në zonën e Ballshit. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit