'Të na rrojë sa malet ky burri këtu. Ky i bën të gjitha'/Tërmet Peçi lavde për Edi Ramën

Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha”. Me këto fjalë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Gjatë prezantimit të projekteve të qeverisë për zhvillimin e Tepelenës, Peçi ka thënë se Rama do i realizojë të gjitha ato që ka premtuar. Ai e ka falënderuar kryeministrin publikisht disa herë.

Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama. 

Tërmet Peçi, kryetar i Bashkisë së Tepelenës

Por edhe kryeministri Rama ne fjalën e tij, nuk la pa e komentuar kryebashkiakun e Tepelenës, madje edhe duke e thumbuar per kushtet e pallatit te sportit qe ka ndertuar se fundmi.

I them 100 herë mos e tepro me këto fjalët që thua për mua. Por ai është i vendosur dhe s'kam ç'i bëj. Në fund i del llogaria, i merr votat me ato që thotë për mua. Më vjen shumë mirë dhe ju falënderoj shumë që qëndruat këtu. Ma kishte thënë Tërmeti që do ta bëjmë pa ngrohje- ftohje sallën se kur është diell do futemi që do dobësohemi. Funksionon shumë mirë dhe duhet shënuar atje "Tërmet: Lodra me dorë dhe sauna dhe përdoret sipas rastit". Që do thotë se do më vijë menjëherë tani projekti i ngrohje- ftohjes së kësaj salle.

Edi Rama, kryeministër


Lajmi kryesor:

Tepelenë, Rama prezanton projektet: Sfida jonë, si t'i mbajmë këtu turistet e bukura suedeze


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia