'TAG' shfaqja e parë në festivalin tek ArTurbina, dramaturgu Bashkim Hoxha: Teknologjia largon njerëzit nga njëri-tjetri

Asgjë nuk mund të krahasohet me emocionet që jep një shikim, një prekje, afërsia, ndaj nuk duhet të harrojmë të jetojmë atë çka na rrethon. Bashkim Hoxha bëri “TAG” filozofinë dhe mesazhe aq të domosdoshme në kohët moderne, ku njerëzit lënë punën dhe jetën mënjanë duke “humbur” në grackat e rrjeteve sociale.

Rrjetet sociale kanë qenë një shqetësim njerëzor i imi për të mbërritur tek kjo komedi. Më duket se është një nga shqetësimet kryesore të kohës sonë, teknologjitë duket sikur na afrojnë me njëri-tjetrin, por në fakt na kanë larguar nga realiteti edhe përjetojmë realitetet virtuale edhe iluzive. Ky shqetësim ka bërë që të lind kjo komedi.

Dramaturgu Bashkim Hoxha

Ngjarjen dhe fenomenin e çoi në një fshat të Shqipërisë, që mund të jetë kudo dhe aty lindën një mijë probleme të tjera që kanë një fill lidhës, internetin. Një komedi me nota të trishta, që çeli festivalin mes batutave e komicitetit që fshehin pas aktualitetin edhe zi. Ku po shkojnë të rinjtë, shqiptarët? Mos ndoshta kanë mbetur pas në kohë?!

Fshati i komedisë TAG është një fshat e krijuar. Por është një fshat tipik shqiptar, në zona të humbura  ku koha ka ngrirë.

Dramaturgu Bashkim Hoxha

Elemente të kinematografisë së viteve ’70, u shkrinë në “TAG-un” e Hoxhës, duke vënë në dukje pikërisht këtë, mungesën e përparimit nëpërmjet batutave dhe kinematografisë. Një tribut edhe për aktorët që nuk janë më, kinemanë që edhe pse para në kohë, nuk po arrihet dhe një “shuplakë” nëpërmjet ironisë  për ata që kanë në dorë të ndryshojnë realitetin në vend. I ftuar nëpërmjet një (video-konference) në shfaqjen e Hoxhës ishte edhe një deputet special, që kishte brenda nga të gjitha e nga të tre personazhet kyç të politikës së re.

Është një shqetësim shumë i rëndësishëm i kohës sonë, se edhe qeverisja po bëhet virtuale. Ka shumë pak komunikim me problemet reale të njerëzve të thjeshtë, komunikimet janë kthyer në “Facebook”, në “Twitter”, në ekranet e televizioneve. Problemet e thjeshta shumë pak po preken, qeverisja duke u nisur nga teknologjia, por bëhet gjithmonë edhe akoma edhe më larg problemeve të qytetarit edhe këtyre banorëve të thjeshtë të fshatrave të humbur.

Dramaturgu Bashkim Hoxha

Një shfaqje që u mirëprit nga publiku, i cili shoqëroi protagonistët me duartrokitje të tejzgjatura, duke treguar dashamirësinë ndaj zgjedhjes dhe dramës shqipe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës