Tahiri: E gjithë policia e siguruar
Halimi: Po uzurponi institucionet

Tahiri: E gjithë policia e siguruar<br />Halimi: Po uzurponi institucionet
TIRANË - Veç sigurimeve shëndetësore për Forcat Speciale, shumë shpejt qeveria do të garantojë sigurime shëndetësore jo vetëm për këtë kategori, por për të gjithë punonjësit e policisë. Premtimi është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri nga salla e Kuvendit. Është miratuar me 75 vota pro projektligji për kudjesin shëndetësor për policët. Opozita nuk ka marrë pjesë në votim.
 
Ndërsa diskutimi i projektligjit është shoqëruar me debate paraditen e sotme.
“Në komisione kanë kërkuar që me këtë sigurim të shtohet vlera dhe të mbulohen të gjithë policiët. Ata që ishin në pushtet dje mund t’i kishin bërë vet, por sot na i kërkojnë ne. Dhe kemi një përgjigje: Këtë skemë që sot e miratojmë me këtë projektligj, do ta zgjerojmë me kuadrin e ri ligjor për të gjithë punonjësit e policisë. Qeveria sot merr përsipër për të paguar sigurim shëndetësor të policisë në forcat speciale, nesër për të gjithë”, -u shpreh Tahiri.

Projektligji “Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit”, është cilësuar nga ministri Tahiri si një borxh i madh 23 vjeçar ndaj djemve dhe vajzave që sot mbajnë unfiromën e focave të rendit, i cili sipas tij, duhet shlyer jo vetëm me këto sigurime, por edhe me rritjen e rrogave.

“253 punonjës policie janë vrarë në luftë me krimin dhe 20 % e tyre kanë ndodhur në 16 muaj në periudhën 2012-2013. Kur ndodhte fatkeqësia atëherë duhet të bindej minitri që të bindte kryeminsitrin të nxirrte nga fondi lekë, se ku do gjenin paratë për t’u mjekuar se larg o zot do ndodhte diçka. Shteti tashmë ka marrë përsipër barrën e përgjrgjësisë”, -u shpreh ministri Tahiri. Lexoni fjalën e plotë të Ministrit Tahiri

Ndërsa opozita, përmes deputetit Eduard Halimi, ripërsëriti akuzat se mazhoranca po uzurpon institucionet duke iu referuar zëvendësimit të kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka. Sipas tij, “në 8 vite qeverisje, asnjë drejtues nuk u zëvendësua edhe pse ishin emëruar nga PS".

ORA 12.10 TAHIRI: LUFTE KRIMIT, ME FORCEN E MENDJES, JO TE MUSKUJVE
Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në fjalën e tij tha se reforma e thellë që do të përfshijë Policinë e Shtetit është në fazën finale, për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve, edhe atëherë kur është shteti që i kërcënon.
 
“Sistemi i kamerave në patrullë po pilotohet sot dhe shumë shpejt do vijojë me kamerat në trupat e policive, për të shmangur totalisht abuzimet me xhepat e qytetarëve. Kemi ngritur një sistem të ri invoacioni teknoliogjik. Me këtë projekt do të arrijmë standarde të njohura për botën, po të panjohura për Shqipërinë. Luftën ndaj krimit do e bëjmë me forcën e mendjes jo me forcën e muskujve.
Policia në këto 8 vitet e fundit është shkatërruar në mënyrën më të paimagjinueshme”,- u shpreh ministri Tahiri.

ORA 11:35 HALIMI: KUR ISHIM NE PUSHTET NE NUK ZEVENDESUAM ASNJE DREJTUES
“Prej datës 20 shkurt opozita ka mbajtur qëndrim të kufizuar me Kuvendin, pasi ajo që ndodhi me zëvendësimin e kreut të ILDKPI, ishte akti më antikushtetues. Kuvendi është vendi ku respektohet Kushtetuta, po kjo që ndodhi është shkelja me dy këmbë e ligjit. Ndryshuam Kushtetutën që Prokurori i Përgjithshëm të mos shkarkohej sa herë që të ndryshonte qeverisja. Prandaj duhet dhënë llogari, para Kushtetutës dhe qytertarëve. Kur zaptohet institucionet futen në xhep. Ta harrojë kush që ai drejtues do kontrollojë pasurinë e kryeministrit dhe ministrave”, -deklaroi Halimi.
 
“Të gjitha pushtetet i ka në dyer ai. Opozita nuk mund të mbyllë sytë përballë kësaj situate. Mijëra persona, familjarë, po vuajnë papunësinë jo nga ndonjë fatkeqësi natyrore por nga një tekë e kryeministriti. Opozita nuk ka mbyllur dhe sdo mbyllë sytë, para vendimit të marrë në 30 shtator”, - tha gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!