Tahiri i vetmi nga grupi në Shqipëri që është 'burgosur' në shtëpi, në tetor pritet të merret i pandehur

Tahiri i vetmi nga grupi në Shqipëri që është 'burgosur' në shtëpi, në tetor pritet të merret i pandehur

Saimir Tahiri

Vetëm 8 ditë pasi ka depozituar kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetit të qarkut të Tiranës, dhe kthimin e tij në një njeri të zakonshëm, Saimir Tahiri, është vënë në masën e sigurimit të “arrestit shtëpiak”.Ndryshe nga çfarë kishte kërkuar prokuroria për caktimin e masës “arrest me burg”, gjyqtarja e çështjes Liljana Baku,ka vendosur të mos pranojë kërkesën e akuzës dhe të caktojë masën e “arrestit shtëpiak” për Tahirin. Ky i fundit akuzohet për “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Tahiri i vetmi me masë shtrënguese
Kujtojmë që momentalisht Saimir Tahiri është personi i vetëm i këtij procedimi penal, që qëndron i shtrënguar në masë sigurimi “arrest shtëpie”. Kjo pasi personat e tjetërë që janë në hetim për këtë dosje,janë të gjithë në kërkim,ndërsa disa janë me masë detyrim paraqitje.Më konkretisht Artan Habilaj, vllai i Moisi Habilaj, Sokol Bode, ish-shefi i postës në Dhërmi,Jaerd Çela, ish-drejtor i policisë Vlorë, dhe Gjergji Kohila, ish-shefi i hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Vlorë, janë në kërkim policor. Ndërkohë personi nën hetim Oresti Sota, i arrestuar pak muaj më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit në makinë, është në masën e “detyrimit për paraqitje”, duke vënë 50 milion lekë garanci pasurore.Ndërkohë i arrestuari i vetëm i kësaj dosje Nazer Seitaj,u ekstradua në Itali, me një procedurë ekstra të përshpejtuar dhe të paligjshme. Kujtojmë që pas këtij vendimi, nëse Tahiri del nga banesa dhe thyer arrestin shtëpiak, ai menjëherë arrestohet dhe dërgohet në burg. Pas këtij vendimi, pritet që në muajin tetor dhe nëntor 2018, Tahiri të meret i pandehur për d yakuza.

Provat e reja të prokurorisë
Kërkesa është depozituar dy ditë më parë, të premtën në ora 10:00, nga zv/drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda,Genti Osmani, ju drejtua gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, për Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm që drejtoi këtë dikaster për gati 4 vite me rradhë. Sipas akuzës kërkesa është bazuar në fakte dhe rrethana të tjera që kanë dalë gjatë hetimit, por dhe nga dy përgjigjet që kanë sjellë autoritet Italiane dhe Greke, lidhur me këtë çështje. Sipas akuzës Italia ka sjellë disa biseda, ku evidentohet prezenca e emrit të Saimir Tahirit, dhe funksioni i tij i ministrit.

Emri i Tahirit, sipas akuzës, del gjithmonë sa herë anëtarët e grupit bëjnë plane për të kryer diçka të paligjshme, apo për të rregulluar punët e veta, dhe kultivuar lëndën narkotike në zonën e fshatrave të drogës.Njëherësh edhe Greqia ka sjellë përgjigje, ku besohet se bëhet fjalë për takimin e Saimir Tahirit me Artan Habilaj në Greqi në zonën e Korfuzit, aty ku menendohet se Habilaj i ka dhënë makinë e famshme tashmë, Audi “AA 003 GB”.Prokuroria ka argumentuar se qasja e emrit të Tahirit në këto biseda por edhe provat e tjera të administruara, të krijojnë bindjen se Tahiri ka pasur dijeni dhe ka favorizuar nëpërmjet postit, duke lejuar aktivitetin kriminal të këtij grupi që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Gjyqtarja:Tahiri s’ka rrezik ikje
Ka qënë gjyqtarja Liljana Baku, ku rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, ajo që ka shqyrtuar këto prova dhe vlerësuar faktet e prokurorisë si të ligjshme por duke refuzuar ti pranojë kërkesën.Megjithëse gjyqtarja Baku ka çertifikuar provat e akuzës, me të cilat pretendohet se Tahiri është i implikuar në trafikun e drogës, gjyqtarja ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, dhe jo atë të “arrestit në burg”.Sipas vendimit të gjykatës personi nën hetim Saimir Tahiri, në asnjë moment nuk ka rrezik ikje apo të fshehë apo zhdukë prova, që do të dëmtonin hetimet.

Madje gjyqtarja ka marrë parasysh edhe deklaratën e Saimir Tahiri të bërë në gjykatë, në periudhën kur Liljana Baku, kishte vendosur ndalimin e daljes jashtë shtetit të ish-ministrit. Në fakt ky vendim nuk ka kënaqur asnjë nga palët, si prokurorinë por edhe Saimir Tahirin,ku përfaqësues të akuzës, kanë pohuar se do apelojnë vendimin e gjykatës, duke e konsideruar si të padrejtë. Sipas tyre në shumë raste e njëjta gjykatë por dhe e njëjta gjyqtare, me prova indirekte ka caktuar masë arresti me burg për persona të tjerë, madje dhe ka dënuar shtetas të ndryshëm me këtë lloj larmishmërie provash. Edhe avokati mbrojtës i Tahirit Maks Haxhia deklaroi se nuk ishte dakord me vendimin, duke paralajmëruar apelimin e tij. Pas vendimit të gjykatës dy oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm për t'i komunikuar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • coza nostra: 13/05/2018 13:30

    po fare tetori more mashtrues shtet, ja u q,,,, ku,,,,,, legena se na pite gjakun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë