Taka, mini dhe dekolte/ Sakrifica ekstreme e britanikeve mes acarit

Taka, mini dhe dekolte/ Sakrifica ekstreme e britanikeve mes acarit

Ndërkohë që Britania e Madhe po përballet me acarin dhe stuhitë e akullta, shumë të rinj anembanë Mbretërisë së Bashkuar i sfiduan temperaturat e ulëta për një natë argëtimi të shfrenuar. 

Festuesit në qytete si Leeds, Birmingham dhe Newcastle u shfaqën me mini-funde, dekolte dhe taka të larta, pavarësisht se rrezikonin të pësonin ndonjë lëndim nga ngricat e kudondodhura, apo të merrnin ndonjë të ftohur të rëndë.

Disa vajza në Birmingham u dukën mjaft krijuese, pasi kishin përdorur disa qese plastike për të mos ecur mbi taka, pas festës, ndërkohë që disa të tjera ecnin zbathur mbi akull.

Pavarësisht se disa vajza, ndoshta të ngrohura nga alkoli nuk shfaqnin ndonjë shenjë vuajtje prej të ftohtit, nuk ishin të pakta edhe ato që dukeshin se po “ngrinin”.

Çfarë nuk bëhet për pamjen e jashtme dhe bukurinë...

[gallery]25719[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

20 gola këtë sezon, tre klubet e Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Plan për të luajtur me binjakun

20 gola këtë sezon, tre klubet e Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Plan për të luajtur me binjakun