Takim me krerët e Bashkive në Shkodër, ambasadori zvicerian Maitre: Mbështesim Shqipërinë në reformën territoriale
Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre gjatë takimit me krerët e Bashkive në Shkodër
“Zvicra do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e reformave”.
Këtë e bëri të ditur Ambasadori i ri i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre i cili ishte sot në Shkodër në një sërë takimesh me Kryetarët e Bashkive, Shkodër, Vau Dejës dhe Malesi e Madhe. Në një intervistë për mediat Ambasadori Maitre foli rreth kontributit të Zvicrës ndërsa u shpreh se qeveria shqiptare duhet të vijojë procesin e reformave.
Teksa mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp), me rastin e mbylljes së zyrës në Shkodër, ambasadori zvicerian Adrian Maitre u shpreh se Zvicra do të vijojë të mbështësë Shqipërinë në reformat për decentralizimin e pushtetit vendore si dhe mbështetjen e saj per te mbeshtetur bashkite në të gjithe vendin pas reformës territoriale.
Gjithashtu përveç takimeve individuale me Kryetarët e bashkive të Shkodrës, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, Ambasadori Maître mori pjesë edhe në një drekë të përbashkët pune me të gjithe kryetaret e 12 bashkive perfituese te programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal në Shqipërinë e Veriut.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite dhe takimeve individuale që pati me kryebashkakët e këtyre rretheve u shkëmbye informacion mbi arritjet kryesore të Programit (dldp), si dhe me konsideratat dhe reflektimet e kryetarëve të bashkive mbi zhvillimet me të fundit në proceset e decentralizimit, kontekstin e qeverisjes vendore, mundesitë dhe sfidat më të cilat përballen bashkitë.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2636
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Do shiste 2 mijë fara kanabisi, kapet ‘mat’ 47-vjeçari në Vaun e Dejës
17 Prill, 09:21
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj! Drejtori i Zjarrfikëses: Ndërhyrja e vështirë! Flakët ndoshta nga një cigare
16 Prill, 19:49
-
Shkodër, goditet një rast i peshkimit të paligjshëm, hetohen 2 persona, njëri nga Mali i Zi
16 Prill, 13:42
-
Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës
16 Prill, 13:09
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Varkat turistike realitet në Liqenin e Shkodrës, fillon lundrimi! Benet Beci: Një mundësi për vizitorët për të shijuar ‘magjinë’ e këtij vendi
14 Prill, 15:54
-
Shkodër/ U kapën me kokainë në Shirokë, arrestohen dy 22-vjeçarë! Njëri prej tyre kishte municion luftarak në shtëpi
14 Prill, 12:36
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj, shpëton gruaja e fëmijët! Dëshmitari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë (EMRI+VIDEO)
14 Prill, 08:31
-
Ambasadori i BE nga Shkodra: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi! Presion Dumanit nga politika? Gonzato: S'duket i shqetësuar për këtë
13 Prill, 10:48
-
‘Pranverë me kangë’, 23 artistë interpretojnë në teatrin “Migjeni” këngë të muzikës së lehte shqiptare dhe të huaja
13 Prill, 10:45
-
Laçi i Cungut i viziton në Shkodër, Qatip Osmani: Duam dy vendet e para, garë në dy fronte
12 Prill, 12:55
-
Me armë me vete, 36-vjeçari tenton t’i ikë policisë në Vaun e Dejës! Momenti i arrestimit
12 Prill, 09:39