Takim në Lezhë për luftën kundër kanabisit, zv.ministrja Voda: Shqipëria, jo në hartën e vendeve kultivuese

Shqipëria nuk më në hartën e vendeve ku kultivohet lënda narkotike kanabis. Këtë e ka deklaruar zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda  në një takim me strutkurat policore në Lezhë. Ajo foli për rezultate shumë të mirë që vijnë nga lufta kundër narkotikëve.

Jemi në përmbushjen e plotë të objektivit që kemi thënë: 0 tolerancë kultivimit të kanabist. Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve që e kultivojnë. Rezultatet kanë qënë që vjet shumë të mira. Ky vit ka qënë sfidë.

Rovena Voda, zv.ministre e Brendshme

Drejtori i Policise Vendore në Lezhë, Ferdinand Mara tregoi me detaje kontorllet e kryera nga policia dhe sasitë e kapura të kanabisit.

Janë kontrolluar 401 sera, 484 magazina, 235 ish-objekte ushtarake, 715 banesa, 198 stalla stani, 616 territore të hapura, 104 ish-parcela kultivimi të vitit 2016-2017 ku janë konstatuar dhe asgjësuar 5 parcela me 148 bimë narkotike ku edhe janë ndaluar 2 autorë.

Ferdinand Mara, drejtori i Policisë Lezhë

Në takimin e kërkuar nga Prefekti të pranishmit theksuan nevojën për angazhim maksimal i të gjithë insitucioneve në luften kundër kultivimit të bimeve narkotike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hatixhja: 14/07/2018 12:35

    Kjo lareska e ed Rames do ta heqe shqiperine nga harta e industrise se ZHVILLUAR te droges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë