Takime pa fund për reformën, Lu shkon për herë të fundit në zyrën e Bashës (Zbulohet zv/ambasadorja e re e SHBA)

TIRANE-Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka zhvilluar takimin e fundit me kryetarin e PD, Lulzim Basha, pasi diplomati amerikan do të largohet nga Shqipëria, pasi i përfundoi mandati. E pranishme në takim ka qenë edhe zv. ambasadorja e re SHBA, Leyla Moses-Ones. Pas takimit që zgjati për rreth 40 minuta, lideri i PD shkruan se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Lulzim Basha

Edhe pas largimit të ambasadorit amerikan, do të mbeten në memorie kundërshtitë e fortë të Bashës për Reformën në Drejtësi dhe takimet e shpeshta të Donald Lu në selinë e PD deri sa ia arriti qëllimit për të votuar unanimisht reformën para dy vitesh. Në ditët e fundit, Donald Lu ka zhvilluar takimet e lamtumirës me krerët e shtetit shqiptar. Në vendin e tij në Tiranë pritet që të vijnë ambasadore e re Kathleen Ann Kavalec.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KUSH.: 14/09/2018 17:31

    LU ndihmoi TAHIRAMETEN DHE FUNDOSI BASHEN .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap