Takimi i dy liderëve koreanë, Trump: Përshëndes takimin, po negocioj takimin me Kim Jong Un

Takimi i dy liderëve koreanë, Trump: Përshëndes takimin, po negocioj takimin me Kim Jong Un

Donald Trump

Presidenti Trump komentoi takimin e tij të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe tha se gjërat po "shkojnë shumë mirë" pasi ka biseduar të shtunën si dhe me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Presidenti Trump komunikoi  me udhëheqësin e Koresë së Jugut një ditë pasi Moon mbajti një samit historik me Kim të premten. Gjithashtu ai ka biseduar edhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe për ta informuar mbi ecurinë e negociatave për çështjet problematike në marredheniet midis dy Koreve.

“Vetëm një bisedë e gjatë dhe shumë e mirë me Presidentin Moon të Koresë së Jugut. Gjërat po shkojnë shumë mirë, po vendoset koha dhe vendndodhja e takimit me Korenë e Veriut. Gjithashtu fola me  kryeministrin Abe të Japonisë për ta informuar atë për negociatat në vazhdim, shkroi presidenti Trump në Twitter.

Liderët  e dy koreve Moon  dhe Kim u takuan të premten në fshatin kufitar të Panmunjom dhe premtuan të hiqnin armët bërthamore nga gadishulli Korean. Megjithatë, ata nuk identifikuan masa specifike dhe të reja për të arritur këtë qëllim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot