Takimi i katërt me Serbinë, Thaçi: Më mirë të dialogoj me një dreq sesa me Vuçiçin

Takimi i katërt me Serbinë, Thaçi: Më mirë të dialogoj me një dreq sesa me Vuçiçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar në një intervistë për Kosova Press se takimin e katërt të dy vendeve e konsideron si mjaft të vështirë. Ndërsa lidhur me dialogimin që pritet të bëjë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ai është shprehur: “Më mirë të dialogoj me një dreq sesa me të”.

Presidenti kosovar i ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik në Kosovë që të kenë një vetdije më të lartë shtetërore, në mënyrë që të përftohet një vendimmarrje më e shpejtë. Ai ka thënë përgjatë intervistës se SHBA-ja dhe BE-ja e mbështesin këtë proces, e teksa është pyetur për vendimin e qeverisë për masën 10% të importeve nga Serbia, ka garantuar rrugë të sigurt euroatlantike për Kosovën, gjithnjë nëse arrihet njohja reciproke.  

Takimi në Bruksel do të zhvillohet para atij që do të jetë në Paris, ku të dy presidentët kanë pranuar ftesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron me rastin e 100 vjetorin të armëpushimit të parë të Luftës së Parë Botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum