Takimi me Merkel, Putin premton ndërtimin e tubacionit ruso-gjerman të gazit

Takimi me Merkel, Putin premton ndërtimin e tubacionit ruso-gjerman të gazit

Presidenti rus Vladimir Putin është betuar se do t’u kundërvihet përpjekjeve të Presidentit Trump për të bllokuar projektin për tubacionin ruso-gjerman të gazit.

Me një buqetë me trëndafila rozë e të bardhë, Presidenti Putin priti Kancelaren gjermane Angela Merkel në rezidencën e tij të pushimeve në Soçi dje.

Berlini dhe Moska kanë gjetur gjuhën e përbashkët për projektin Nord Stream 2, që do t’i japë mundësi Rusisë të eksportojë më shumë gaz natyror për Evropën Perëndimore, megjithë përplasjet që ka pasur Moska me vendet evropiane lidhur me aneksimin e Krimesë.

Takimi Putin-Merkel zhvillohet disa ditë pasi presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk postoi një koment të fortë në Twittër me kritika të rrepta ndaj vendimit të Presidentit Trump për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim për projektin e tubacionit, duke thënë se kompanitë e angazhuara për ndërtimin e tij mund të ndëshkohen me sanksione.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt