Takimi Rama-Tsipras, Katrougalos: Është i parakohshëm, fillimisht të kapërcehen problemet e krijuara nga vdekja e Kaçifas

Takimi Rama-Tsipras, Katrougalos: Është i parakohshëm, fillimisht të kapërcehen problemet e krijuara nga vdekja e Kaçifas

Zv.ministri i Jashtëm grek, Katrougalos

GREQI- Zëvendërministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougalos, në një intervistë për mediat maqedonase ka komentuar takimin që pritet të ndodhë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Aleksis Tsipras. (SHIKO KËTU)

Katrougalos është shprehur se nuk është përcaktuar as vendi dhe as koha e takimit dhe një takim i tillë është i parakohshëm.

Ka një kuptim që udhëheqësit e të dy vendeve të takohen por duhet më shumë kohë për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Konstandinos Kaçifas.

Georgios Katrougalos, zv.ministër i Jashtëm

Sa i përket përparimit të negociatave mes dy vendeve, Koutougalos u shpreh se ishin pranë përfundimit të tyre deri në momentin kur Nikos Kotzias u largua nga posti i ministrit të Jashtëm. Megjithatë, ai shprehet se pozicioni i Greqisë për mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri mbetet i pandryshuar dhe se pritet me padurim një legjislacion për to në parlament.

Ne presim me padurim të shohim legjislacionin për ligjin e pakicave të votuar nga Republika fqinje. Është një element kyç për ne mbrojtja e minoritetit tonë. Madje është mirë edhe për Shqipërinë në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian.

Georgios Katrougalos, zv.ministër i Jashtëm

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 04/12/2018 19:49

    Katrugalos, per te qeshur te gjithe mbiemrat e ketyre e dini cdo te thote ne shqip? Katrugalos do te thote shurrefrancezi me gjithe respektin. Hahahah. Anyway greku or zoterinj nuk merr vesh me lajka, vetem me dhune. Shqiperia duhet te tregohet largpamese asnje leshim per legena. Varrezat te shkaterrohen dhe te marrin koskat dhe te qerrohen nga Shqiperia.

    Përgjigju
  • Pupu: 04/12/2018 17:32

    Te gjithe e dime qe Edi 8 ben per show takimet.se vetem per te rolur sia merr njeri se per pune eshte hajde se folim. Do me vije keq nese do te leshoje ndonje fhale tepamatur qe te fitoje ndonje pike politikisht. Nuk duhet te harrojme qe nga morali ne jemi me lartse greket dhe jemi me europiane se ata pavaresisht se suemi ne Europe.

    Përgjigju
  • Populli: 04/12/2018 15:47

    Per analogji duhet te kapercehen dhe problemet me vrasjen ne Korfuz

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/12/2018 15:39

    Eh po kjo ska vend ku te tribe. E dime në shqiptaret se ca duan keta greket por duhet te dale nje burre dhe te na udheheqe pastaj w shohim dhe ca do behet me tej. Duhet nje burre vellezer ...

    Përgjigju
  • Fredi: 04/12/2018 13:10

    O te shk...... robt, po terroristi hapi zjarr ndaj policisë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë