Takimi Trump-Kim/ Eksperti për politikat koreano jugore në Report Tv: Denuklearizimi i vështirë

Takimi historik mes presidentit Trump dhe liderit të Koresë se Veriut Kim Jong un ka pushtuar vëmendjen e media botërore. Takimi ka prodhuar një dokument të nënshkruar nga dy liderët që i hap rrugë Denuklearizimit të gadishullit korean. Për të folur për këtë takim në studion e Report Tv ishte i ftuar Jetnor Kasmi, ekspert për politikat Koreano Jugore, dhe diplomacinë i cili ka studiuar në SHBA dhe ka jetuar në Korenë e Jugut ku ka studiuar politikat aziatike, kineze dhe Koreane. Ai u shpreh se takimi mes dy liderëve kishte një pritshmëri të lartë, ndërsa denuklearizimi, sipas Kasmit do të kërkojë kohë, pasi nuk mund të mbyllet për çështje muaj.

Takimi kishte pritshmëri të lartë. Në Seul u ndoq live në stacione dhe lokale. Jam shumë i gëzuar që ky takim ndodhi, pasi këto 6 muaj kanë qenë shumë të tensionuara. Trump po e shikonte si mbledhje biznesi, jo politikë. Trump po e drejton Amerikën si biznes dhe jo politikë, po merr vendime shumë të nxituara.

Ka shumë mëdyshje nëse Kim do i ndryshojë politikat për popullin e tij. Denuklearizimi është i vështirë, mund të marrë vite. Një gjë pozitive që mund të sjellë Denuklearizimi është ulja e sanksioneve për prodhimet koreano veriore. Koreja e Jugut është një botë tjetër nga Koreja e Veriut

Jetnor Kasmi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA