Takimi Trump-Kim Jong-un në Singapor, një nga njësitë më elitare në botë do garantojë sigurinë

Takimi Trump-Kim Jong-un në Singapor, një nga njësitë më elitare në botë do garantojë sigurinë

Njesia Gurkha në Singapor

Pas konfirmimit për pjesëmarrje nga të dyja palët, Donald Trump dhe Kim Jong-un, Singapori ka filluar përgatitjet për këtë takim të shumëpërfolur, duke angazhuar një nga njësitë më elitare në botë që të kujdesen për sigurinë e liderit amerikan dhe atij verioro-korean, bëhet fjalë për njësinë Gurkha.

Edhe pse të dy liderët do të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruar nga ekipet e sigurimeve të tyre, për mbarëvajtjen e samitit do të angazhohen edhe policia e Singaporit, përfshirë edhe një kontingjent të Gurkhave që do të përkujdesen për sigurinë në vendin e takimit të liderëve, rrugëve dhe në hotele.

Gurkhat që në Singapor nuk shihen shpesh, javën e kaluar janë filmuar duke bërë roje në hotelin “Shangri-La” ku edhe ishte mbajtur konferenca për siguri, ku morën pjesë kryeministri indian Narendra Modi, Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis dhe ministrat tjerë regjional.

Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se prania e Ghurkave në këtë konferencë, ka qenë si një lloj parapërgatitje për samitin SHBA-Koreja e Veriut.

Përveç armëve moderne që i posedojnë, Gurkhat janë ekspertë në dyluftim me “kukri” – thikë unike që konsiderohet si armë tradicionale e kësaj njësie.

Gurkhat prej e 19 vite rekrutohen dhe trajnohen në Singapor, dhe gjashtë shërbimit të tyre bëjnë një jetë strikte, kurse në moshën 45-vjeçare të gjithë anëtarët tërhiqen nga detyra dhe kthehen tek familjet e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit