Taksa 100%, Lista Serbe 'ngujohet' brenda Kuvendit të Kosovës, kërkojnë takim me Johannes Hahn

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku do të qëndrojnë deri në ardhjen e Komisionerit evropian Johannes Hahn. Kryetari i kësaj Liste, Goran Rakiq ka njoftuar se pas takimit të jashtëzakonshëm të të ashtuquajturit Shtabi i Krizës në Mitrovicë, deputetët serbë kanë hyrë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

"Momentalisht jemi duke u kthyer nga takimi i Shtabit të Krizave dhe dëshiroj t'ju njoftoj se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në Kuvend, në Prishtinë, ku do të qëndrojnë deri në ardhjen e Hahnit, të cilin do ta njoftojmë me hapat antiserbë që çojnë në katastrofë humanitare", tha Rakiq, raporton televizioni publik serb.

Sipas tij, deputetët serbë do të luftojnë me mjete demokratike, që siç tha ai, "fëmijët tanë të kenë të drejtën e ushqimit dhe jetë normale". Rakiq tha se i tërë populli është përkrah deputetëve serbë dhe se i mbështesin në këtë betejë.

"Do të provojmë të jemi në linjë me përfaqësuesit tanë, të cilët nuk do të dalin nga objektivi i Kuvendit, derisa nuk takohen me Hahn", tha kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndërkohë, Komisioneri Europian për Dialog dhe Zgjerim, Johannes Hahn do të qëndrojë në Kosovë, të hënën, ku pritet të takohet me zyrtarët shtetërore, për të diskutuar për taksën 100% ndaj mallrave serbë dhe atyre të Bosnjës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD