Taksa 100% për mallrat, replika Prishtinë-Beograd/ Haradinaj: Po mbrojmë sigurinë kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se tarifa e vendosur ndaj mallrave serbe është e drejtë e Kosovës dhe se përmes saj "po e mbrojmë sigurinë kombëtare". “Kryeministrja e Serbisë vazhdon t’u dërgojë letra shteteve, i ka dërguar edhe Shqipërisë, për të tërhequr njohjen e Kosovës. Pra përderisa Serbia ka këtë qasje atëherë kuptohet shumë mirë se çfarë kemi vepruar ne” ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka përsëritur disa herë se nuk do të tërheqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës derisa të ndodhë njohja e Kosovës. Heqjen e tarifës e kanë kërkuar zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian si dhe Serbia e cila ka vendosur të mos vazhdojë dialogun me Kosovën derisa të shfuqizohet kjo masë nga ana e autoriteteve në Prishtinë.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet, sepse Prishtina sipas gjitha gjasave deri në vitin e ri nuk do ta heq tarifën për mallrat serbe. Por, Vuçiç tha se Serbia në të gjitha mënyrat do ta ndihmojë popullin e saj në Kosovë. Ai tha se gjatë vitit të ardhshëm do të rrisë ndihmën për serbët e Kosovës, në mënyrë që të ketë më shumë fëmijë serbë.

Duke folur për letrën që e ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Vuçiç tha se përmes saj, presidenti Trump, ka shfaqur dëshirën që problemi mes Prishtinës dhe Beogradit të zgjidhet. Sipas tij, presidenti amerikan, për herë të parë ka përmendur se po shikohet drejt një zgjidhje kompromisi. Vuçiç tha se e vetmja pjesë në letër për të cilën ai mendon se nuk është e vërtetë, është pjesa ku thuhet se Prishtina dhe Beogradi janë afër një marrëveshje. "Ato nuk janë afër marrëveshjes” tha Vuçiç.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve