POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Taksa e banesës, në faturën e dritave, Ministria e Financave: Nëse s’paguhet, mblidhet me forcë

Foto ilustruese

Qeveria Shqiptare ka përzgjedhur Operatorin e Shpërndarjes së energjisë Elektrike për mbledhjen e taksës së banesave. Kjo tashmë është përcaktuar në një projektvendim i cili është shpërndarë për mendim në njësitë e qeverisjes vendore por edhe tek ministritë e linjës. Efekti i këtij vendimi parashikohet të nisë në datën 1 janar të vitit 2019 dhe ajo parashikohet të vendoset një rresht poshtë shumës së energjisë së konsumuar nga qytetarët.

Në rast të mos pagesës së detyrimeve nga qytetarët apo bizneset brenda tre muajve parashikohet mbledhja e tyre edhe me forcë. Ndërkohë si masë lehtësuese qeveria ka parashikuar edhe një pikë ku i jepet e drejta pronarëve të banesave apo bizneseve që zotërojnë ndërtesa ta paguajnë atë me këste.

Në rastet kur në përllogaritjen e taksës do të konstatohen probleme atëherë rregullimi do të mund të bëhet në muajin pasardhës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike është përzgjedhur si agjenti që do të mbledhë taksën për faktin se ka të dhëna më të sakta për banesat dhe vendndodhjen e tyre.

Në vendim është përcaktuar gjithashtu që OSHEE do të përfitojë 4% të të ardhurave bruto nga kjo taksë për çdo bashki. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministria e financave, njësitë vendore.

OSHEE, dhe drejtoria e taksës dhe e pasurive të cilave iu kërkohet nisja e hartimit të akteve nënligjore për funksionimin e këtij projektvendimi dhe futjen në fuqi. Në bazë të pagesës së re qytetarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së një banese dhe bizneset 0.2%. Një shtëpi në Tiranë që ka vlerën 100 mijë euro, do të paguajë 50 euro në vit ose 4.1 euro në muaj.

Taksa e banesës e cila do të mblidhet në bazë të metodologjisë së re e cila llogaritet në bazë të vlerës ka hyrë në fuqi që në 1 prill por zbatimi i saj u shty për shkak se bashkitë nuk ishin në gjendje që ta aplikonin, ndërkohë që vijon mbledhja e takës me metodën e vjetër e cila është fikse për të gjitha ndërtesat dhe është 12 mijë lekë të vjetra.

l.q.
Komento

Komente

  • Emig bel.: 04/08/2018 12:57

    Une vertete paguaj taksen vjetore per shtepin time,por kjo varet nga te ardhurat e familjes,per mendimin tim ne shqiperi eshte e parakohshme sepse mirqenija ekonomike me shum se gjysa e popullsis jeton nen nivelin e jeteses.

    Përgjigju
  • Petrefi: 04/08/2018 09:05

    Nuk jemi kunder vendosjes se taksave sepse jane ato qe mbushin buxhetin e shtetit por shteti te ushtroje presion tek punedhenesit qe te punesojne sa me shume te rinj ne menyre qe taksat te perballohen.

    Përgjigju
    • Sefer Daja: 04/08/2018 10:44

      Po pse mer Pertef nuk qenke kundër vendosjes së taksave ti apo e paske në terezi?? Nesër i teket qeverisë të të taksojë dhe ajrin ti do jesh dakort? Pastaj dhe punësimi i të rinjve që ti sugjeron nuk është aq i thjeshtë :nëse punëdhënësve i shtohen taksat ata kanë dy zgjidhje për të mbijetuar :të ulin shpenzimet (pakësim personeli dhe mos investim) ose të ngrenë çmimet. Kë do zgjidhje ti ??

  • selim: 04/08/2018 08:10

    p Perderisa shteti do perdore forcen ne mbledhjen e kesaj takse ne rast mospagese atehere perse nuk ja la ta mbledhin bashkite nepermjet ujesjellesit sic edhe ishte propozuar por e kaloi tek elektriku?Sipas meje qeveria e ka bere kete sepse ka shume bashki qe jane te djathta dhe qeverise nuk i pelqen tua lere leket ne dore pa i marre perqindjen.

    Përgjigju
  • Populli: 04/08/2018 07:24

    Eshte shume e vonuare,pa aftesi e qeverise,qe hbet miljona euro,qe nuk vendos ADRESAT,emrat e rrugeve,n e banesave.

    Përgjigju
  • Fukarai: 04/08/2018 01:33

    Ky projekt ligj I taksimit te banesave do ta GROPOSJE PS dhe populli do ngrihet dhe do ta shkele me KEMBE hajdutin AHMETAJ

    Përgjigju