Taksa e pronës, profesor Sherif Bundo: ‘Lajthitje’ të taksosh qytetarët pa Kadastër Fiskale

Një lajthitje e konsideron profesori i mirënjohur i ekonomisë Sherif Bundo vendimin e qeverisë për të nisur taksimin e pronës, në një kohë kur nuk është ende gati Kadastra Fiskale dhe as është përcaktuar agjenti tatimor që do të mbledhë këtë taksë, megjithëse jo zyrtarisht thuhet se do të jetë OSHEE. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV eksperti i politikave fiskale madje kërkon që të përjashtohen nga kjo pagesë të gjithë ata që zotërojnë vetëm një banesë.

“Të aplikosh një tatim, mbi një bazë tatimore që nuk e njeh me saktësi. Kjo është një lloj lajthitje. Më mirë ta shtysh një vit dhe ta bësh për së mbari reformën. Nuk mund të trajtosh njëlloj një pronar banese që ka një shtëpi një plus një me 4 fëmijë dhe një pronar të 4 banesave nga të cilat 3 prej tyre i ka një për pushime në Durrës, një në Vlorë dhe një në Sarandë. Absolutisht jo. Unë dua të përjashtohet rezidenca kryesore e kujtdo. Ti tato banesat e luksit, rezidencat kryesore duhen trajtuar ndryshe nga rezidencat dytësore apo ato të pushimeve.

Duke e krahasuar me mënyrën se si u përballën qytetarët me taksën e re për Rrugën e Kombit, profesor Bundo tha se publiku nuk është informuar dhe ndërgjegjësuar për këtë taksë të re.

“Nëse qeveria nxjerr ligje të mira tatimore, të studiuara, një ligj i mirë tatimor që nuk ngjit te publiku nuk bën. Publiku kërkon që pagesën ta bëjë në mënyrë të natyrshme. Problem është të dominojë koshienca që kemi detyrime për të paguar. Duhet të kontribuosh edhe ti që komuniteti të ecë. Edhe ky tatim është përcaktuar si advalor. Sa më e madhe sipërfaqja dhe sa më i lartë çmimi për metër katror, aq më e lartë do të jetë pagesa. Nëse banesa do të jetë në zona rurale, i është lënë e lirë njësive administrative të ulin taksën 30% duke u konsultuar me drejtoritë rajonale”-tha Bundo.

Tashmë që prej datës 1 prill, ka hyrë në fuqi taksimi i pronës sipas formulës së re të miratuar nga qeveria e cila do të përllogaritet mbi vlerën e tregut, në bazë të çmimeve të referencës tashmë të përcaktuara. Familjarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së banesës së tyre në vit, një shumë që do të shpërndahet përgjatë gjithë vitit dhe me shumë gjasë do të mblidhet çdo muaj tek fatura e energjisë elektrike. Për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2% e vlerës së ambientit ku ushtrojnë aktivitet dhe do të mblidhet nga nëpunësit tatimorë të pushtetit vendor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”