Taksa e rrugës së Kombit, operatorët turistikë frikë për largimin e kosovarëve, synojnë Europën lindore dhe Ballkanin

Të huajt që vizitojnë bregdetin e Shëngjinit gjatë verës nuk janë të shumtë në numër.

I gjithë sektori i turizmit është i varur nga pushuesit kosovarë. Frika e një largimi gradual të tyre nga kjo zonë turistike si rezultat i liberalizimit të vizave apo dhe takses së rrugen e kombit, ka nxitur operatorët turistikë të mendojnë eksplorimin e tregjeve të reja.

Europa lindore dhe Ballkani janë objektivi i parë, ndaj sipas operatorëve po bashkëpunohet me agjenci vendase dhe të huaja. 

Përveç pushuesve nga Kosova, kemi bërë përpjekje për të bashkëpunuar me agjensi të huaja si në Poloni dhe në Rusi. Dhe kemi pasur rezultate të mira.

Helga Ceni, menaxhere

Në përgjithësi duke parë edhe vitet e kaluara pjesa më e madhe e turistëve janë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Eduart Shtjefani, menaxher

Duhet të bëjmë një turizëm më spontan. Më të organizuar.

Marin Nikolli, menaxher

Gjatë sezoni turistik ka patur rënie të numrit të vizitoreve me 20%, çka ka dhënë ndikim mjaft negativ për sektorin privat në Shëngjin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 01/10/2018 17:56

    Do dalin nje xhiro neper Europe dhe perseri do kthehen ne fole. Kudo qe te shkojne do paguajne toll fee dhe cmime me te shtrenjta per akomodim. Kosovaret e kane pasur Turqine sivjet pak me teper me qejf, por do u dali dhe ajo nga preferencat sic u doli shqiptareve pasi e provuan nje here apo dy. Ju ne Shengjin bejini pak ysmetin sherbimeve dhe cmimit, pa nuk ju largohen shqiptaret e Kosoves as per 10 e as per 20 Euro takse rruge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës